Vladimir Kosta: Mos spekuloni, vota ime është pro reformës në drejtësi

Deputeti Vladimir Kosta, i cili dje deklaroi largimin nga PS me një letër akuzuese për Kryeministerin Edi Rama, ka hedhur poshte spekulimet se largimi i tij lidhet me mosvotimin e reformës në drejtësi.

Në një reagim në Faceook, Kosta thotë se vota e tij do jetë pro reformës. Ndërsa për problemet që ngre në letër shprehet se do të jap sqarimet e duhura pas datës 21 korrik.

“Duke marrë shkak nga shpifjet dhe spekulimet mediatike,të bëra pas deklaratës time të djeshme, dëshiroj të bëj me dije se : “Si patriot dhe socialist, deklaroj voten time pro Reformës se Drejtesise, sic rekomandohet nga SHBA dhe BE. Prandaj sqarimet e mia te metejshme do t’i bej publike vetem pas 21 korrik 2016, pra pasi te votohet ne Kuvend Reforma e Drejtesise.” Faleminderit”,- shkruan Kosta.

Swiss Digital Desktop Reklama

http://www.kohajone.com/2016/07/11/vladimir-kostadeputet-i-ps-se-po-iki-nga-ti-rama-mosmirenjohes/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?