Vlahutin: 21 korriku, reforma do miratohet

Ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin e cila është angazhuar shumë së bashku me ambasadorin amerikan Donald Lu për miratimin e reformës në drejtësi, e pranishme sot në Këshillin Kombëtar të Integrimit tha se 22 korriku të jetë dita e parë e një beteje të re.

“Kam besim se reforma do te votohet të enjten më 21 korrik. Duhet t’i përfaqësoni denjësisht qytetarët që ju kanë zgjedhur. 22 korriku të jetë dita e parë e një beteje të re. Zbatimi i reformës në drejtësi do kërkojë durim dhe përpjekje”, tha Vlahutin.

Duke u ndalur tek roli i ndërkombëtarëve në këtë proces, ambasadorja e BE theksoi: “Pas gati dy vitesh punë del se problemi i vetëm është roli i ndërkombëtarëve. Ju mendoni se unë mund të jem naive, por shqiptarët e dinë se çfarë duhet dhe unë e di se miratimi i kësaj reforme duhet të bëhet”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?