Vlahutin: BE ka trefishuar fondet

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin gjatë një aktiviteti për Shoqërinë Civile ka deklaruar se është trefishuar ndihma e BE për Shqipërinë, ndërsa shtoi se duhet të investojmë te nxitja e debatit në nivel lokal dhe qendror.

Vlahutin gjithashtu u shpreh se do të investojmë për median dhe lirinë e mendimit.

“Duhet të reflektojmë që shoqëria civile të ketë hapësirën e saj. Ligji për vullnetarizmin dhe shoqërinë civile janë shumë të rëndësishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do investojmë tek nxitja e debatit në nivel lokal dhe qendror. E treta do të investojmë në krijimin e zyrave të BE në çdo bashki.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria po kalon një moment të rëndësishëm dhe zëri i qytetarëve duhet të ndihet më shumë.

Qytetarët duhet të përfshihen në cdo ndryshim që vendi po kalon, ndihma nga BE për Shqipërinë është trefishuar.

Ligji fiskal për organizatat jo fitimprurëse duhet të jetë i rëndësishëm“, tha ambasadorja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?