Vlahutin: Do preferonim zbatimin e “drejtësisë” para raportit të KE

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, ka ftuar sot klasën politike shqiptare të reflektojë mbi progres-raportin e Komisionit Europian.

Gjatë prezantimit të rekomandimeve dhe gjetjeve kryesore të raportit në Këshillin e Integrimit, Vlahutin tha se me rëndësi mbeten aspektet që duhen përmirësuar.

“Burimet e përdorura për hartimin e raportit janë të shumta. Vendet anëtare të BE kane kontribuar në raport.Falenderime për miratimin e reformës në drejtësi, thuajse një mrekulli.Do kishim preferuar zbatimin e reformës përpara raportit të KE. Jo vetem drejtesia, por fokus dhe te 5 prioritetet. Rekomandimi rezultat i nje pune të jashtezakonshme nga shqiptarët dhe disa administrata”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, Vlahutin nënvizoi se zbatimi i reformës në drejtësi do të mbetet prioritet në të gjitha qeveritë që do të vijnë deri në anetarësimin në BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, kryetarja e Këshillit të Integrimit, Majlinda Bregu, ftoi qeverinë të konsultojë me Këshillin e Integrimit dokumentin e negociatave.

“Nëse qeveria ka nje udhërrëfyes, ta konsultojë me Këshillin e Integrimit”, tha Bregu.

Në takim merrnin pjesë kryetarët e Grupeve Parlamentare, anëtaret e Komisionit të Integrimit Europian, anëtarët e Komisionit për Politikën e Jashtme dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?