Vlora në kolaps nga përmbytjet, Çuçi dhe Vëngu në terren: Ndihmë për qytetarët dhe bizneset e dëmtuara
Nënkryetari i Kuvendit dhe drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu ishin në Vlorë për të parë nga afër situatën emergjente të krijuar pas reshjeve të shiut.
Bashkë me kryebashkiakun Ermal Dredha, u ndalën te hidrovori i Vlorës ku po vijon ndërhyrja për normalizimin e situatës. Çuçi tha se të gjitha strukturat shtetërore janë në terren prej momenteve të para kur nisi kjo emergjencë dhe aktualisht gjendja është drejt përmirësimit.
Sipas tij do duhet të bëhet një vlerësim i mirë i kësaj që ka ndodhur dhe të merren të gjitha masat për ndërhyrje në
infrastrukturën e kanalizimeve, si dhe të ndihmohen qytetarët dhe bizneset e prekura nga përmbytjet. Nga ana tjetër, Çuçi mori pjesë edhe në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave në Prefekturën Vlorë, ku u diskutuan më gjerësisht masat për kapërcimin e kësaj situate.