FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vlorë/ Shkarkohet kreu i Këshillit të Qarkut

Këshilli i Qarkut të Vlorës ka votuar mes debatesh mocionin e kërkuar nga këshilltarët e të majtës për shkarkimin nga detyra të kryetarit Sadrit Danaj.

Kërkesa për mocion mosbesimi ndaj Danajt është bërë prej kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli. Danaj ka insistuar të mos përfshihej në rendin e ditës kërkesa. Pas kryerjes së procesit të votimit ku morën pjesë 16 këshilltarë, pro shkarkimit të Danajt votuan 15 këshilltarë. Në vend të Danajt është zgjedhur kryetar i ri i Këshillit të Qarkut Ervis Mocka.

Danaj është zgjedhur në këtë detyrë si përfaqësues i Partisë Socialiste kishte dalë hapur kundër kësaj force politike dhe njihej si mbështetës i partisë së re të ish-deputetit Koço Kokëdhima.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?