Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

VOA: Sondazhi i fundit! Presidenti Biden me epërsi ndaj Trump, hendek gjinor mes votuesve

Bota E enjte, 1 Shkurt 2024 18:33
VOA: Sondazhi i fundit! Presidenti Biden me epërsi ndaj Trump, hendek gjinor mes votuesve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në një kohë kur duket se presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump do të përballen përsëri në kutitë e votimit në zgjedhjet e këtij viti, një sondazh i fundit mes tregon se Biden e ka zgjeruar epërsinë ndaj Trump. Sipas anketës të Universitetit Quinnipiac, rezultatet e së cilës u publikuan të mërkurën, presidenti demokrat Biden gëzon 50 për qind mbështetje, 6 për qind më shumë sesa republikani Trump me 44 për qind.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Është një ndryshim i ndjeshëm nga sondazhi i mëparshëm i Universitetit Quinnipiac, më 20 dhjetor 2023, ku rezultatet për dy kandidatët ishin aq të afërta, saqë nuk mund të përcaktohej se kush do të fitonte nëse zgjedhjet do të mbaheshin në atë moment.

Mund t'ju interesojë

Amerika shpall heliumin si material kritik

Amerika shpall heliumin si material kritik

Para 4 orësh
Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Para 5 orësh
Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren përtokë

Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren p...

Para 6 orësh

Në atë sondazh presidenti Biden gëzonte 47 për qind mbështetje dhe ish-presidenti Trump 46 për qind. Në sondazhin e fundit, 96 për qind e demokratëve dhe 52 për qind e të pavarurve mbështesin zotin Biden, ndërsa 91 për qind e republikanëve dhe 40 për qind e pavarurve mbështesin zotin Trump.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërkohë hendeku gjinor po zgjerohet. 58 për qind e grave të anketuara mbështesin zotin Biden dhe 36 për qind mbështesin zotin Trump. Në dhjetor diferenca ishte më e ngushtë: 53 – 41 për qind. Mes burrave të anketuar, 53 për qind mbështesin zotin Trump dhe 42 për qind zotin Biden, një rezultat pothuajse i njëjtë me atë të dhjetorit: 51 – 41 për qind. AP-NORC: Rritja e matur e optimizmit për ekonominë, nuk përkthehet në mbështetje për zotin Biden

Ndërkohë sipas një ankete tjetër, rritja e optimizmit për ekonominë ka qenë modeste dhe nuk po përkthehet në një mbështetje më të madhe për presidentin Biden, megjithëse ai dhe ekipi i tij gjithnjë e më tepër po e vënë theksin tek përmirësimi i gjendjes ekonomike në vend. Sipas sondazhit të fundit të publikuar sot, nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe Qendra NORC për Kërkimin e Çështjeve Publike, 35% e të rriturve në SHBA mendojnë se gjendja ekonomike e vendit është e mirë, në krahasim me 30% që mendonin kështu në fund të vitit të kaluar dhe 24% një vit më herët.

65% e të anketuarve mendojnë se ekonomia është e dobët, megjithatë kjo shifër përbën një përmirësim nga një vit më parë, kur 76% mendonin kështu. Besimi i votuesve tek ekonomia mund të jetë një faktor kyç në zgjedhjet presidenciale të këtij viti. Të dhënat e fundit mbi ekonominë tregojnë se rritja u përshpejtua vitin e kaluar edhe pse inflacioni iu afrua më shumë objektivit prej 2% të vendosur nga Rezerva Federale, përkundër paralajmërimeve të një numri ekonomistësh dhe akademikëve se përpjekjet për të ulur inflacionin do të shkaktonin recesion.

Presidenti Biden dhe këshilltarët e tij po përqendrohen gjithnjë e më shumë tek lajmet pozitive për ekonominë në një kohë kur konsumatorëve po u kthehet besimi. Zoti Biden po e vendos gjithashtu theksin tek kontrasti mes tij dhe ish-presidentit Donald Trump. Mbështetësit e zotit Trump e kujtojnë mandatin e tij me krenari për mbarëvajtjen e ekonomisë, por mandati i tij u shoqërua me humbje vendesh pune për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sinjalet për një ekonomi më të fortë nuk janë përkthyer ende në një mbështetje më të madhe për presidentin Biden. Sipas sondazhit të ri mbështetja për punën e tij është 38%, pothuajse i njëjti nivel i pothuajse dy viteve të fundit. Amerikanët vazhdojnë ta shikojnë ekonominë përmes lentes politike, çka do të thotë se rritja e mbështetjes për zotin Biden në këtë drejtim do të jetë e kufizuar, edhe nëse ekonomia vazhdon të përmirësohet si vitin e kaluar. /VOA/

Etiketat e lidhura

BidenTrump
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 4 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 4 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 4 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 5 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 7 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 4 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.