Vokshi: Bllokimi i rrugëve është mënyrë demokratike për protestë, qeveria do na ketë përballë

Deputetja e PD-së Albana Vokshi, thotë se në Shqipëri nuk ka demokraci. Ajo shtoi se bllokimi i rrugëve është mënyrë demokratike proteste. Sipas Vokshit, qeveria do ta ketë përballë opozitën e vendit.

”Në Shqipëri nuk ka më demokraci dhe e vetmja mundësi është përballja me regjimin. Qeveria po iu merr shpirtin qytetarëve, ata kanë të drejtë të reagojnë. Qeveria nuk po siguron jetën dhe pronën, po shkelet e drejta e fjalës.

A është normale që Salianji të dënohet me një vit burg, vetëm për një denoncim ndaj maxhorancës? Lideri i opozitës Sali Berisha është dënuar pa asnjë provë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bllokimi i rrugëve është mënyrë demokratike proteste. Në Francë ju keni parë që digjet qyteti. Në Bruksel fermerët bllokuan rrugët me traktorë. E drejta e protestës përfshihet në Kushtetutë. Ka vetëm një rrugë, përballja dhe mosbindja civile. Janë qytetarët ata që do mbyllin protestën. Shqipëria është ndër vendet e pakta me të dënuar politikë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?