Vota e Diasporës, shqiptarët i dërgojnë Celibashit foto me kafe turke

Procesi për regjistrimin e emigrantëve për votën më 11 Maj vijon me intensitet të lartë, por edhe me gabime të shumta. KQZ ka përsëritur apelin dhe këshillat për mënyrën se si bëhet ky regjistrim, por gafat e emigrantëve nuk mungojnë.

Komisioneri Ilirjan Celibashi ka postuar një tjetër apel, ku i këshillon të shohin mirë videot dhe manualet për regjistrimin në Platformën PER dhe deri te përfundimi i procesit, në dhënien e adresës.

Këtë herë nuk mungojnë as tabakatë me xhezve dhe kafe alla turka, fotot familjare dhe selfie me telefon, adresa apo tabela rrugësh lagjeje, lokacione me Google dhe deri tek avllitë e banesave dhe stivat me dru!

Postimi i plotë

Që nga data 11 Janar 2025 në Platformën PER, tek Butoni NDIHMË gjenden videot, tutorialet dhe manualet ndihmuese për regjistrimin si Votues Nga Jashtë. Lutemi aplikuesit t’i shohin me vëmendje para se të gabojnë me aplikimin e tyre si në fotot në vijim.

Në PER mund të riaplikohet pa limit deri në 4 Mars 2025, ndaj KQZ Shqipëri sjell në vëmendje Butonin Ndihmë dhe Qendrën e Ndihmës Non-Stop të PER tek i njëjti buton. Shpërndajeni postimin për të informuar miqtë dhe të afërmit tuaj jashtë vendit.

SHKARKO APP