Vota e të dënuarve, Kuvendi e qeveria kundër KShH për shfuqizimin e ligjit
Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim kërkesën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, për shfuqizimin e tre neneve te ligjit për Dekriminalizimin.
Përfaqësuesja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skendaj u shpreh ne seancë se mohimi i te drejtës së votës për disa të dënuar, është antikushtetues dhe si i tille duhet të rrëzohet.
Skëndaj tha se e morën iniciativën për të ankimuar këto nene nisur edhe nga ankesat e disa të dënuarve.
Bashkim Dedja: Sa për qind zë kjo kategori në numrin total të votuesve.
Skëndaj: Statistika zyrtare ne nuk disponojmë. Ajo që disponojmë ne është se nga kontaktet që kemi pasur me të dënuarit për zbatimin e të drejtave të tyre na është ngritur shqetësimi i privimit nga e drejta e votës.
Por, në kundërshtim me kërkesën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit ishin përfaqësuesit e Kuvendit dhe qeverise të cilët kërkuan rrëzimin e kërkesës së Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Ata pretenduan se me shumë se numri i personave që u mohohet e drejta e votës, qëllimi i tij është vendosja e një standardi moral në proceset zgjedhore një praktikë, që sipas tyre, që ekziston edhe në 10 vende te tjera
Besnik Imeraj, anëtar i Kushtetuese: Pse është futur pika 4 tek ky ligj. Ç’kuptim kishte që në një ligj që mbron interesat e publikut të futej pika 4?
Përfaqësuesja e Kuvendit: Objekti i ligjit është për të ndihmuar në funksionimin e institucioneve kushtetuese me qëllim përjashtimin e personave të inkriminuar në vendimmarrjen publike. Në mënyrë indirekte, këta persona me votën e tyre është një pjesëmarrje që ata kanë në jetën publike për aq sa mund të vendosin.
Pasi dëgjoi pretendimet e palëve trupa gjyqësore kushtetuese u tërhoq për tu shprehur me vendim ne lidhje me ankimimin e bërë nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
/Ora News/
KOHA JONË SONDAZH

