Votimi i Presidentit, Blushi flet për republikë bastardësh
Ashtu siç u priste, kuvendi nuk paraqiti asnjë kandidaturë në seancën e sotme për zgjedhjen e Presidentit. Por për kreun e LIBRA-s Ben Blushi, vendi sot mori dy sinjale të paharrueshme, duke iu referuar kërkesës së PS-LSI për shtyrjen e afateve për regjistrimin e koalicioneve dhe mos paraqitjen e një kandidature për Presidentin e ri.
Sipas tij seanca për Presidentin e ri ishte bajate. “A keni parë seancë më bajate se kjo. Mblidhet një parlament me një shumicë që pretendon se ka 84 vota dhe nuk përzgjedh dot një kandidat”, theksoi Blushi.
Në një prononcim pas seancës me gazetarët, Blushi u shpreh se kush ka të drejtë që me letër të ndryshojë kodin zgjedhor.
“Janë dy ngjarje të paharrueshme. Kërkesë absurde e Ramës dhe Metës që me një copë letër duan të ndryshojnë kodin zgjedhor duke shpërfillur një nen. Kush ka të drejtë të ndryshojë me një copë letër kodin zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe nëse KQZ e merr përsipër këtë nen ka shkatërruar komplet zgjedhjet”,tha Blushi.
Më tej kreu i LIBRA-s, nënvizoi se nëqoftëse 18 prilli ndryshon padrejtësisht nga KQZ edhe 18 qershori ka rënë për reciprocitet ligjor.
“Ne jemi regjistruar që në shkurt. Ne nuk kanë dashur të na regjistrojnë, këta që s’duan po shtyjnë afatin që t’i regjistrojnë. Të shtysh 18 prillin është si të shtysh shkurtin në mars, do të thotë të shtysh kalendarin”, tha deputeti i LIBRA-s.
KOHA JONË SONDAZH

