“Vrapo për jetën”, Manastirliu dhe Luiza Gega mesazh ndërgjegjësues për kancerin e gjirit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, bashkë me kampionen e atletikës Luiza Gega, përmes një mesazhi, u kanë bërë thirrje të gjitha grave dhe vajzave, për të mos neglizhuar kontrollin e gjirit.

Në muajin e ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit, ministrja Manastirliu i ka bërë thirrje të gjitha grave të nxitojnë të bëjnë mamografinë.

Jemi bashkë me kampionen tonë Luizën, për t’i bërë thirrje të gjitha grave dhe vajzave, që në këtë Tetor Rozë, të marrin pak kohë për t’u kujdesur për veten; për të kryer kontrollin periodik dhe mamografinë. Në Tiranë por edhe në spitalet rajonale dhe përmes mamografisë së lëvizshme, kemi garantuar shërbimin e mamografisë, një ekzaminim që ofrohet falas për çdo grua, në çdo ditë të vitit. Tumori i gjirit është plotësisht i trajtueshëm nëse disgnostikohet në kohë dhe ne kemi garantuar terapitë falas për çdo grua. Nxito të bësh mamografinë! Bëhu dhe ti kampione e shëndetit“ – tha Manastirliu.

“Jemi bashkë për të çuar zërin tonë te çdo grua! Mos e lini për nesër kujdesin për veten. Bëje mamografinë sot! Kontrolli i hershëm shpëton jetën!”- u shpreh Gega.

SHKARKO APP