Vrasja e Artan Cukut/ Berisha: Krim i shëmtuar me sfond shtetëror
Vrasjen e ish-shefit të policisë së Vlorës, Artan Cuku, deputeti i Partisë Demokratike e ka cilësuar “një krim të shëmtuar dhe një vrasje me sfond shtetëror”.
Ish-kryeministri Berisha në një status në Facebook i ka shprehur ngushëllimet familjes të së ndjerit. Ai dënoi krimin dhe i bëri thirrje Prokurorisë të bëjë çdo përpjekje në hetim.
“Te dashur miq, mbreme u ekzekutua ne nje atentat mafioz nje ish drejtues i larte i policise se shtetit, Artan Cuku. Artan Cuku per 16 vite me radhe kreu detyra te rendesishme, si nendrejtor i Drejtorise se Tiranes dhe Drejtor i drejtorise se Vlores. Ne 16 vite ne policine e shtetit ai u karakterizua nga guximi, perkushtimi dhe integriteti ne luften kunder mafies trafiqeve dhe krimit. Ne fund te vitit 2013 Saje qorri e largoi ate nga drejtor policiet te Qarkut te Vlores per interesa te trafiqeve te tij dhe klanit te tij duke e lene si hakmarrje ne duart e trafikanteve, krimineleve me te cilet ai ishte perballur ne zbatim te ligjit.
Duke shprehur ngushellimet e mia familjes se te ndjeri Artan Cuku, denoj me ashpersi te madhe kete krim te shemtuar me sfond shteteror dhe i bej thirrje prokurorise te hetoje dhe te beje cdo perpjekje per identifikimin e autoreve si dhe sfondin shteteror te kesaj vrasje per shkak te detyres” shkruan Berisha.
KOHA JONË SONDAZH


