Vrasjet në vend, deputeti i PD-së: Krimi ka marrë dhenë, ministri i Brendshëm s’dihet ku është fshehur

Opozita ka reaguar lidhur me situatën e rendit dhe sigurisë në vend, ndërsa në harkun e 48 orëve janë shënuar 5 vrasje dhe i plagosje nga efektivi E. Goxhara. Deputeti i PD-së, Ervin Salianji shkruan se vrasjet, plagosjet, vjedhjet po bëjnë kërdinë në vend, ndërsa ministri i Brendshëm nuk dihet as ku është fshehur.

Rendi dhe siguria publike në pikiatë, vrasjet, plagosjet, vjedhjet po bëjnë kërdinë ndërkohë që halli më i madh i policisë politike është si të mbulojë, manipulojë dhe fshehë krimet! Policia e politizuar po politizohet dhe më tej, për të dhënë mesazhin tek banditët që më kriminelët mbrohen! Parandalim as që bëhet fjalë por policia nuk kap dot as kriminelët ordinerë, oligarkët e krimit ndërkohë emërojnë drejtuesit dhe caktojnë shefat e policisë!

Vetëm çlirimi i policisë nga prangat e krimit dhe rikthimi i saj në shinat e ligjshmërisë rikthen besimin tek punonjësit e policisë dhe e kthen policinë e shtetit në shërbim të interesave të qytetarëve dhe jo në interesa të bandave! Ndërkohë që krimi ka marrë dhenë në rrugë ministri i Brëndshëm as dihet ku është fshehur”, shkruan Salianji.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?