Vritet në Lezhë në një atentat mafioz vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka

Sot u gjend i vrarë vëllai i ish-deputetit të PS, Arben Ndoka. Ndërkohë zbardhet dinamika e ekzekutimit mafioz të Aleksandër Ndokës në Lezhë. Autorët e vrasjes e kanë pritur pranë shtëpisë së tij, pas një muri të vjetër gjysmë të shembur dhe nuk i kanë dhënë kohë as të zbriste nga makina. Në trupin e viktimës janë zbrazur 9 deri 11 plumba, çka tregon se shpëtimi për 48-vjeçarin ka qenë i pamundur. Sipas burimeve policore Aleksandër Ndoka kishte tentuar të hapte derën e makinës, por në moment vrasësit kanë zbrazur armët duke e lënë të vdekur në vend.

Atentati ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lezhës. Vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka është qëlluar për vdekje nga persona të paidentifikuar. Aleksandër Ndoka është gjetur i vdekur në makinën e tij. Ai ishte që prej vitit 2015 anëtar i Këshillit Bashkiak Lezhë.

Ekzekutimi Aleksandër Ndokës në Lezhë, vëllait të ish-deputetit socialist Arben Ndoka, është ekzekutuar shumë afër banesës së tij në makinën e vet. Trupi u gjet në makinë në orën 4:25 në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë.

Banorët e zonës thanë se nuk kanë dëgjuar të shtëna. Aleksandër Ndoka ka 4 fëmijë. Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka, që u gjet pajetë në automjetin e tij në lagjen Nënë Tereza në Lezhë, dy muaj më parë ishte emëruar në postin e drejtorit të IKMT-së në Shkodër.

Më poshtë lexoni informacionin paraprak te Policisë për ngjarjen:

Me datë 09.12.2017, rreth orës 04:25, Salla Operative është njoftuar se në Lagjen “Nënë Tereza” ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Lagjen “Nënë Tereza”, ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE,  ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A.N.,48 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë, i vrare me arme zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në  vendin e ngjarjes ku po  vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga  D.V.P. Lezhë për kapjen e autorëve, janë dërguar edhe dy grupe të F.N.SH. Shkodër

Policia e Lezhës shoqëron 8 persona

Policia e Lezhës ka shoqëruar në komisariat 8 persona, pas vrasjes së vëllait të ish-deputetit socialist, Aleksandër Ndoka.

Njoftimi i dytë i Policisë:

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur, Policia e Lezhës, me mbështetjen e ekspertëve të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit po vijon intensivisht punën për zbardhjen e kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, është duke u zhvilluar një analizë e hollësishme në lidhje me ngjarjen, analizë e kryesuar nga Drejtori për Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit Niko Brahimaj. Një grup i posaçëm hetimor me Specialistë të Hetimit të Krimeve  të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë dhe me Prokurorinë e Rrethit   është duke punuar për këtë qëllim.

Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë të mbështetura dhe nga shërbimet FLO Shkodër, është krehur e gjithë zona, për të bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera materiale, si dhe po administrohen të gjitha pamjet filmike të kamerave të sigurisë, të vendosur nga objekte dhe biznese private.

Policia po analizon dhe përpunon me kujdes të gjitha provat materiale të administruara në vendngjarje si dhe në ambjente të tjera që lidhen me të,  nëpërmjet laboratorit shkencor dhe te gjitha potencialeve policore.  Në vijim të veprimeve për  zbulimin dhe dokumentimin e autorëve, deri tani janë  shoqëruar  8 shtetas në D.V.P.Lezhë.

Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për veprat penale të parashikuara nga nenet 78/278 të Kodit Penal “Vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje e armeve të zjarrit dhe municioneve luftarak”.

 Në foto: Ambasadori amerikan Lu me të ndjerin Aleksandër Ndoka

SHKARKO APP