Vuçiç tha se trupat ushtarake serbe janë tërhequr nga kufiri me Kosovën, DASH: S’e kemi verifikuar ende
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha këtë mbrëmje se trupat ushtarake janë tërhequr nga kufiri mes dyja vendeve, pas thirrjeve nga SHBA dhe BE, teksa u justifikua me faktin se për manovrat ushtarake vendosin drejtuesit e ushtrisë dhe jo ai. Vuçiç tha se kurrsesi nuk dëshiron një luftë me Kosovën, pasi do të ishte një konflikt me NATO-n.
Por zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Matthew Miller thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë verifikuar ende tërheqjen e personelit dhe pajisjeve ushtarake të Serbisë afër kufirit me Kosovën.
“Ne kemi parë raportet se Serbia ka tërhequr pajisjet e personelit ushtarak larg kufirit. Ne ende nuk i kemi verifikuar ato në mënyrë të pavarur dhe do të kërkojmë konfirmim të mëtejshëm, por nëse është e vërtetë, ky do të ishte një hap i mirëpritur”,-tha gjatë konferencës ditore për shtyp të Departamentit të Shtetit.
Ai theksoi se Uashingtoni është i shqetësuar për rritjen e tensioneve në veri të Kosovës dhe bëri thirrje që palët që t’i kthehen në dialogut të lehtësuar nga BE.
KOHA JONË SONDAZH

