Washington Post flet për krizën politike

Nën “titullin Bashkimi Europian i bën thirrje opozitës shqiptare t’i japë fund bojkotit”, e përditshmja amerikane Washington  Post i ka dedikuar një artikull krizës politike që po kalon vendi ynë.

Duke nisur që nga politika e ditës, thirrjet e ndërkombëtarëve, qëndrimet e palëve dhe deri tek akuzat e tyre, gazeta amerikane ka bërë një përshkrim të asaj që ndodh në Tiranë, mes çadrës dhe kryeministrisë.

Por sigurisht kostoja e madhe siç shkruan edhe e përditshmja amerikane është reforma në drejtësi, prej së cilës varet edhe integrimi i vendit tonë në Bashkimin Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkimi Evropian i bëri thirrje opozitës të Shqipërisë të mërkurën t’i japë fund bojkotit të parlamentit dhe të marrë pjesë në nisjen e reformave të drejtësisë, e cila konsiderohet si kyç për përpjekjet e integrimit të vendit me bllokun 28-vendesh, shkruhet ne artikull, i cili nënvizon këtu deklaratën e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Europian Federika Mogherini dhe atë të komisionerit të zgjerimit Johanes Han.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në artikull citohet edhe akuza e kreut të opozitës Lulzim Basha drejtuar ambasadorëve në Tiranë.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha të mërkurën akuzoi “diplomatë të lartë në Tiranë”, pa përmendur emra , se po mbështesin përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të vënë sistemin e drejtësisë nën kontrollin e partisë në pushtet, shkruan Ëashginton Post.

Që prej 18 shkurtit Partia Demokratike ka bojkotuar parlamentin, me kushtin e qeverisë teknike, për të cilën besojnë se do të garantojë votën e 18 qershorit. Reformat e drejtësisë u miratuan njëzëri vitin e kaluar edhe  me ndihmën e ekspertëve të BE-së dhe SHBA-së. Por Shqipëria duhet të përmirësojë sistemin e korruptuar të drejtësisë para se Brukseli të lejojë që vendi të fillojë negociatat për anëtarësim, përfundon Washington  Post.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?