Washington Post: Nëse nuk votohet reforma më 21 korrik fundoset Qeveria
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë arritur të bindin Partinë Demokratike, forca kryesore e opozitës në Shqipëri, për të pranuar një paketë të reformës në drejtësi, e cila konsiderohet themelore për të siguruar nisjen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian.
Kështu e nis lajmin gazeta prestigjoze amerikane, Washington Post lidhur me zhvillimet e djeshme në Tiranë.
Basha e refuzoi propozimin e fundit të zyrtares së lartë amerikane, Victoria Nuland, e cila erdhi në fundjavë në Tiranë.
Demokratët kanë qenë vazhdimisht pengues në procesin e hartimit të paketës ligjore që nga fillimi.
“Nëse paketa e reformës në drejtësi nuk miratohet më 21 korrik, mund të fundoset qeveria, vonojë reformën për një vit dhe mund të shkaktojë zgjedhje të reja. Në fund të fundit, dështimi do të rezultojë me refuzimin e anëtarësimit në BE”, shkruan Uashington Post.
KOHA JONË SONDAZH

