FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“What!!!” si reagoi Sigmar Gabriel kur mori vesh për Prengën dhe Ndokën e PS

Para se të takonte Lulzim Bashën dhe delegacionin e PD-së, ministri i jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel dha disa mesazhe të forta politike, mes të cilave ra në sy ai për “absurditetin” e protestës së opozitës dhe bojkotin e parlamentit. Lulzim Basha e takoi në Hotel Rogner. Pas takimit, demokratët thanë se ministri ishte gënjyer nga Edi Rama, por gjermani nuk foli më dhe i qëndroi deklaratave të mëparshme.

Lulzim Basha tha se në takim me Gabriel “çmontoi gënjeshtrat e Edi Ramës”, por nuk mori përsipër të zbulojë reagimin e tij. A e besoi opozitën i dërguari i Merkel në Tiranë? Një reagim të ministrit gjerman e ka dhënë koordinatori i Partisë Demokratike, Dritan Shano, gjatë emisionit Ekopolitikë, me gazetaren Aurora Sulçe.

Kur i kane treguar se PS, sot nuk ka asnjë deputet në Lezhë, për shkak të ligjit të dekriminalizimit, për shkak të përplasjeve me armë dhe se kandidatet femra dorëzuan mandatin, ministri gjerman ka hapur sytë: What!!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?