”Willkommen in Berat”, Rama poston foton e veçantë: Qyteti në trenat e Hamburgut në Gjermani
Qyteti 2400 vjeçar i Beratit me historinë dhe arkitekturën e tij tashmë po promovohet edhe në Gjermani, duke ftuar kështu vendasit ta vizitojnë atë.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të veçantë, ku Berati promovohet në trenat e qytetit të Hamburgut në Gjermani. Në vitin 2022 mbi 188 mijë vizitorë gjermanë zgjodhën Shqipërinë për pushimet e tyre, tendencë që vazhdon edhe këtë vit duke e kthyer tregun gjerman ndër më të rëndësishmit për turizmin shqiptar.
Këtë vit Berati ka pasur një rritje rreth 50% në krahasim me vitin 2022, ku periudha janar- korrik 2023 numëron rreth 400,000 mijë turistë vendas e të huaj. Rreth 80% e turistëve në Berat vijnë nga vendet e huaja, kryesisht Evropa, por edhe Azia, SHBA, Kanada dhe Australia. Gjermanët, polakët, spanjollët, francezët, austriakët, italianët, etj.