“Xhafaj”, Balla: Përveç Lulit, të përfshirë në inskeninim edhe gjyqtarë të korruptuar
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë turit të llogaridhënies së Qeverisë në Librazhd, ka dhënë një përgjigje në lidhje me akuzat e opozitës ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Sipas Ballës në këtë inskenim, siç e quajti ai, “janë të përfshirë, jo vetëm politikanë, por janë të përfshirë edhe gjyqtarë të korruptuar, të cilët Vettingu do t’i pastrojë nga sistemi i drejtësisë”.
“Ne do të kishim marrë masa të ashpra ndaj kujtdo nëse një e një mija e kësaj historie me babalen do të ishte e vërtetë. Por gjithë ky inskenim shantazhi ndaj Fatmir Xhafës si ministër vjen për shkak të luftës pa kompromis që ky i fundit i ka shpallur krimit të organizuar.
Dhe në këtë inskenim janë të përfshirë, jo vetëm politikanë të korruptuar si Saliu, Monika, Luli, etj; por janë të përfshirë edhe ndonjë gjyqtar i korruptuar, të cilët duke qenë se Vettingu do t’i pastrojë nga sistemi i drejtësisë, u munduan të shantazhojnë ministrin, të shantazhojnë qeverinë, për të mos lejuar vijimin e aksionit “Forca e Ligjit” dhe për të mos vijuar punën që kemi nisur”, deklaroi Balla.
KOHA JONË SONDAZH

