Xhafaj: Edhe në maxhorancë ka që nuk e duan reformën. Nuk e prisja kaq të vështirë
Në emisionin “Zululand” të e Mustafa Nanos ishte ftuar Fatmir Xhafaj, kreu i komisionit parlamentar për Reformën në Drejtësi. Nano i kërkoi Xhafajt të dinte se si kish lindur ideja e reformës, dhe ky i fundit u përgjigj duke thënë që “reformimi i drejtësisë është tentuar të bëhet nga PS-ja qysh në kohët që ishte në opozitë, por atëherë procesi ngeci pa filluar. Pas ardhjes në pushtet, me mbështetjen e Brukselit, ne iu vumë punës për të bërë një reformë të thellë, shumë më të thellë se sa ajo që kishim menduar”.
Intervista e plotë e Kryetarit të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, z. Fatmir Xhafaj i ftuar në emisionin “Zululand” të Mustafa Nanos në Tema tv.
Keni qenë në shumë studio dhe me siguri keni qenë personi më i kërkuar gjithë këto kohë.
Nuk kam dalë shpesh.
Nuk keni dashur?
Sigurisht ka të bëjë edhe me rolin tim. Sepse kjo nuk është një gjë personale, dhe së dyti për të qenë sa më i kujdesshëm për një punë që është në grup dhe që kërkon mirëkuptimin e të gjithëve.
Në fakt, profili juaj institucional dhe sidomos politik ka qenë i ulët. Domethënë, me siguri qëllimisht ka qenë nga ana juaj. A është mirëkuptuar nga opozita apo ata ju quajnë një lojtar, një partizan në këtë histori?
Nga pozicioni i interesave sigurisht nuk është kuptuar, por përkundrazi. Nga pikëpamja se si kanë ardhur gjërat unë besoj se janë bindur. Dhe kryesorja, ajo që është shumë e rëndësishme, në këtë pozicion janë mirëkuptuar në mënyrë të veçantë partnerët. Nëse unë nuk do të kisha këtë pozicion të kujdesshëm me procesin, me thelbin e tij, me ndikimin në tw, me rolin lidhur me substancën e procesit, nuk do të ishte kjo marrëdhënie kaq bashkëpunuese edhe me partnerët.
Kjo është ajo që duket që ju keni patur një profil të ulët, domethënë nuk keni bërë rolin e atij mistrecit, e atij njeriu partizan. Por në të vërtetë cili është roli juaj në këtë reformë?
Ka qenë një rol i vështirë. Sidomos nga optika, nga këndvështrimi i sotëm. Fillimisht ka qenë roli i njeriut që e inicioi procesin, që hartoi dokumentin e parë bashkë me një grup shumë të vogël njerëzisht të cilët besonin ose besonin pak, por thjesht respektuan atë bindje fillestare që kishim një pjesë e jona. Sepse gjithë esenca e këtij procesi, ka nisur me vendimin Nr. 96 të Kuvendit të Shqipërisë i cili ka një relacion shoqwrues ku është spjeguar gjithë filozofia, qasja dhe metodologjia e procesit.
E kujt ishte ideja fillimisht për ta bërë reformën. Në programin tuaj gjatë fushatës nuk është se jeni marrë shumë me këtë gjë, mund të jetë përmendur, por se keni pasur si yllin polar të programit ?
Pyetja është shumë interesante. Nuk ma kishin bërë mw parw kaq hapur kwtw pyetje në studio televizive dhe me thënë të drejtën, është një gjë që do më lejoni t’i kushtoj dy minuta pasi e kam për zemër, por edhe për arsye modestie, dhe për të qenë korrekt nuk e kam shtyrë edhe vetë përpara kur jam pyetur.
Kjo ka nisur që në vitin 2008-n, kur ne kemi propozuar Paktin Kombëtar të Drejtësisë. Ishim në opozitë dhe ia propozuam mazhorancës së kohës. Në thelb nuk ishte gjë tjetër veçse pak a shumë, kjo reformë që po kërkojmë sot. Ka qenë një nga 3 – 4 reformat që ne ia ofruam dhe pwr kwtw gjw ka një histori marrëdhëniesh me mazhorancën e asaj kohe që për arsye kohore nuk po zgjatem. Mazhoranca ngriti edhe një komision për reformën në drejtësi në vitin 2008, me kryetar nga mazhoranca, me nënkryetar nga opozita, që isha unë, i caktuar nga parlamenti. Ai komision bëri vetëm një mbledhje sa u konstituua dhe pastaj nuk funksionoi më. Pra dështoi i gjithë ky projekt.
Po përse?
Nuk kishte vullnet, por kjo në thelb tregon që në 2008-n ne e kemi pasur këtë koncept. Ka qenë një dokument i plotë për reformimin sistemit të drejtësisë. Në 2012-n, ne i kemi propozuar mazhorancës së asaj kohe një paketë të ndryshimeve kushtetuese, e cila ndër të tjera kishte në thelb, votimin me 3/5 të gjithë institucioneve kushtetuese duke qenë që në atë kohë votoheshin me kuorumin 36 deri nw 71 vota, nw varwsi me kuorumin. Ne propozuam votimin me 3/5 në atë kohë, por u refuzua me arsyetimin se kjo është dhunë e pakicës mbi shumicën. Në 2013-n ne kemi bërë një program elektoral për drejtësinë, i cili ishte rreth 70 faqe. Është e vërtetë që nuk ka marrë vëmendjen e duhur për shkak se në atë kohë, opinioni publik duke qenë periudhë elektorale, nuk ishte shumë i dashuruar pas temave të tilla, edhe media gjithashtu. Natyrisht duke qwnw se në fushatë elektorale janë më shumë të efektuar nga tema që lidhen me problemet ekonomike dhe sociale dhe nuk mori vëmendjen e duhur, por për hir të së vërtetës edhe ne nuk e lëvruam shumë. Duhet thënë që në historinë e 25 viteve të konkurrimeve elektorale, është hera e parë që në një fushatë elektorale ka pasur një program elektoral për reformën në drejtësi. Ne kemi theksuar shprehimisht në atë program, nevojën për të ndërtuar pas zgjedhjeve të reja një reformë të thellë kushtetuese për reformimin e sistemit duke ngritur një komision të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi. Në 2013-n, kryeministri në programin qeverisës e artikuloi këtë tezë dhe pak muaj më pas ne kemi filluar gjithë këtë proces.
Por ka një ndryshim. Kjo iu tha edhe Bashkimit Europian. Ajo që solli Bashkimi Europian si detyra shtwpie kanë qenë 3-4 ligje, për të ndryshuar dhe nja dy rregullime kushtetuese. Ndërsa ajo që parashikuam ne në 2014-n ishtë një reformë e thellë e këtyre përmasave qw po zhvillohet me bindjen e plotë, që nëse nuk reformohet sistemi i drejtësisë, nuk mund të flasësh për asnjë proces tjetër reformues në shoqëri. Dhe një shoqëri që nuk ka gjyqtarin dhe prokurorin e ndershëm, nuk mund të ketë qeverisje të ndershme. E ka treguar praktika. Bëjmë një diskutim të thjeshtë. Pse nuk ka korrupsion në Gjermani, nuk ka korrupsion në Itali, në vende të tjera?! Atje ka një figurë që është e pakorruptuar që është gjyqtari. Ajo që është prishur këtu tek ne është kjo që arbitri në vetvete është pjesë e korrupsionit dhe është pjesë e skemës se si rri në fuqi korrupsioni. Qeveritë njëra pas tjetrës kanë pasur nevojë që të kenë arbitrin e korruptuar se vetwm kwshtu s’ka kush i gjykon. Pjesa e korruptuar e arbitrave ka pasur nevojë gjithashtu që të jetë e lidhur me qeveritë që të bëjë korrupsionin e saj e qetë. Ka qenë një simbiozë që e ka mbajtur dhe vazhdon ta mbajë peng vendin.
Nuk di nëse keni një përgjigje për pyetjen. Ka një ide që është shumë popullore, që klasa politike shqiptare në tërësinë e vet, është një klasë politike e korruptuar.
Është e vërtetë, sepse edhe vet shoqëria shqiptare është një shoqëri e ryshfetit. Ryshfeti është një gjë mëse e zakonshme nw shoqwrinw tonw.
Një nga qëllimet e reformë supozohet që të jetë edhe goditja e korrupsionit jo vetëm në tërësi, por në mënyrë të veçantë e klasës politike? Pyetja është: Pse mazhoranca që është pjesë e klasës politike ka zellin për ta bërë këtë reformë dhe pse opozita nuk e ka? Ndërkohë që klasa politike është në tërësi e korruptuar?
Tani të thuash që korrupsioni është ngjyrë blu dhe jo ngjyrë e kuqe apo ngjyrë rozë kjo do ishte absurde. Do ishte në kufijtë e qesharakes ekstreme. Unë nuk them që të gjithë e dëshirojnë këtë gjë, nga të gjitha krahët.
Ka dhe njerëz nga mazhoranca që do të donin të mos e votonin, por nuk kanë çfarë të bëjnë?
Po besoj se po.
Janë shumë?
Mendoj se ndahen në dy grupe. Grupi i parë është ai më i zakonshmi një lloj skepticizmi për këtë që po ndodh dhe gjithë këtë sakrificë se sa ia vlen që të bëhet. A do ta sjellë dhe bëjë realisht ndryshimin ? Ky është njw shqetwsim i ligjshëm dhe mendoj se duhet mirëkuptuar. Grupi tjetër janë njerëz të cilët e kuptojnë sistemin si sistem korrupsioni. Pra dje ishin ata, sot jemi ne. Që do të thotë ne mund ta shfrytëzojmë dhe ta përdorim korrupsionin që ofron qeverisja nëse kemi nën kontrollin e rradhws mbi pushtetin gjyqësor apo prokurorinë.
Si e tillë padyshim që nuk mund të mendosh që edhe tek elementë të veçantë të mazhorancës nuk është kjo lloj qasje. Ky lloj këndvështrimi. Por e vërteta është se ka një frymë krejt tjetër në mazhorancë për domosdoshmërinë e reformës, qoftë dhe duke vetsakrifikuar po të jetë e nevojshme. Kjo lloj qasje, kjo lloj filozofie, tek opozita e djeshme, tek mazhoranca e sotme, është e ngulitur dhe për një shkak të një komponenti që është e fortw tek PS, komponenti shtetformues brenda saj është shumë i fortë.
Mua më ka bërë përshtypje që zakonisht reformat që janë bërë në 25 vite ose që janë tentuar të bëhen, janë identifikuar me kreun e mazhorancës. Ndërsa këtu reforma më e rëndësishme është identifikuar me një deputet që është Fatmir Xhafaj?
Jo nuk është kështu.
Por zyrtarisht ju keni qenë supervizori i gjithë këtij procesi?
Kam 20 muaj që sakrifikoj për këtë proces. E koordinoj, e bashkërendoj etj, etj. Përveç idesë fillestare të inicimit të gjithë këtij procesi. Por unë mendoj që nëse mua mu dha kjo mundësi që ta çoj përpara këtë ide ose këtë proces, ka një shpjegim që është fare i natyrshëm. Wshtë forca politike dhe grupi politik i mazhorancës dhe i PS që e ka pasur këtë vullnet. Pa vullnetin e këtyre njerëzve, përfshirë dhe vullnetin e Kryeministrit, përfshirë dhe vullnetin e Kryetarit të grupit parlamentar, ishte e pamundur që të shtyhej përpara ky proces.
Është lënë një datë 21 korrik nga ambasadori që bashkë me ambasadorët e tjerë është përfshirë si kurrë ndonjëherë më përpara në këtë proces. Pse është lënë 21 korriku?
Jo nuk ka ngutje. E para sepse procesi ka vajtur normalisht tek afati përfundimtar, është miratuar projekti nw komision. Ka kaluar gjithë procesin zhvillues. Mbyllet gjithashtu sesioni parlamentar nw fundkorriku. Nga pikëpamja formale wshtw i lidhur edhe me disa data të imponuara nga Brukseli për shkak të shprehjes në nivelet më të larta dhe në nivel politik të Brukselit, por dhe të shteteve anëtare lidhur me hapjen e procesit të negociatave. Së dyti lidhet me faktin që nisur nga kjo premisë, qoftë në Washington, qoftë edhe në Bruksel, janë bërë disa hapa para duke marrë të mirëqenë procesin dhe rezultatin tij. Pra janë pwrgatitur projekte konkrete, janë akorduar fonde pwr to dhe janë duke u përgatitur njerëz që do të shërbejnë në mbështetje të këtij procesi. Të gjitha këto janë bërë bashkë dhe kanë ardhur ne këtë pikë që kërkojnë një përgjigje. Nga ana tjetër pritshmëria e publikut është shumë e lartë. Shtoji kësaj edhe faktin që viti që vjen është vit zgjedhor dhe nëse ne humbasin këtë shans, padyshim humbasim një shans të madh jo thjesht nga pikëpamja e afateve formale, por edhe nga pikëpamja substanciale. E të mos harrojmë që e gjithë reforma që të implementohet do një afat kohor. Minimumi që të ngrihen institucionet e reja do 6-8 muaj dhe nuk mund t’i çosh ato në kufijtë e zgjedhjeve sepse mund të shndërrohet i gjithë procesi për implementimin në një betejë elektorale. Ne kemi qenë të kujdesshëm dhe një nga gjërat që unë personalisht kam insistuar dhe kam marrë mbështetje edhe nga mazhoranca, por edhe nga vet kryeministri, është fakti që ky proces do të duhet të mbyllet para shtatorit në mënyrë që implementimi i këtij procesi të mos lidhet fort me betejën e ardhshme elektorale sepse riskon shumë vet procesin e zbatimit nëse ndodh kjo gjë.
Pyetja është a do mbyllet më 21 korrik?
Me thënë të drejtën fillimisht edhe unë vetë nuk e kisha menduar që do të jetë kaq e vështirë, në kuptimin e rezistencës sepse paraswgjithash kur ka nisur ky proces dhe brenda vet mazhorancës kishte më shumë qetësi dhe siguri. Edhe në gjysmën e parë të rrugës së tij ka pasur më shumë qetësi, më shumë siguri më shumë kompaktësi. Me kalimin e muajve dhe të ashpërsimit të gjuhës, të retorikës politike dhe jo vetëm të politikës shqiptare, pjesa e rezistencës ose e një lloj reagimi të brendshëm u rrit. Kjo u kthye tashmë në një lloj rezistence ndaj projektit. Jam shpresëplotë që do të votohet më 21 korrik. Besoj se me pak kujdes, nëse ekziston formalisht kjo që po artikulohet lidhur me nenin 88 si pengesa e vetme për kalimin procesit, me zgjidhjen/propozimin që ne kemi përgatitur dhe do t’ua paraqesim kolegëve tanë të opozitës, kapërcehet dhe bie edhe alibia a e fundit për opozitën që të mos votojë reformën.
E dini pse ka ndodhur kjo sipas meje z. Xhafaj? Kur nisi reforma, opozita, por edhe të tjerë, kanë qenë rrethana të një konsensusi në teori, por dhe në terma praktik, por pastaj gradualisht reforma u jetësua shumë me mazhorancën. Pati shumë zëra brenda mazhorancës që kërkuan ta bënin pronë të tyre, ta monopolizonin gjithë procesin. Opozita u bind që kjo reformë qenka më e thellë se sa e mendonim. Pastaj nga mazhoranca filluan ta lidhin reformën me një lloj produkti ad hock, arrestime pranga etj.
Të jem i sinqertë unë kam një shikim të ndryshëm. Nuk them se këto nuk krijuan efektin psikologjik dhe tek persona të caktuar për arsye të caktuara që dihen. Sa më mëkatar të jesh, aq më shumë pikëpyetje ke rreth fatit tënd dhe mëkateve të tua. Kjo nuk diskutohet. Por nuk është se në realitetin politik shqiptar ka pasur nw vite mungesë zhargoni të tillë, si kërcënime reciproke apo shantazhe reciproke. Kjo është e përditshme, çdo të enjte është një film që ne e kemi vite që e shikojmë të gjithë bashkë.
Një film i shpifur?
Jashtëzakonisht i shpifur dhe kjo është një nga arsyet që kjo reformë jo në mënyrë direkte, por indirekte mund të ndikojë që ky film të fillojë të mos shfaqet më në këtë mënyrë. Por mendoj se fillimisht në këtë vend ka pasur një pritshmwri që reforma duartrokitet. Ky është i vetmi vend që sa artikulon fjalën reformë të gjithë ngrihen në këmbë dhe duartrokasin. Sepse reforma nuk prekte interesa konkrete por pwrdorej pwr show e pwr vota elektorale. Kjo nuk është reformë. Fillimisht u mendua si gjithë ato gjërat e zakonshme, si çështje ligji. Dhe këtu kanë filozofinë që ligji nuk të vret. Pse s’të vret? Sepse nuk respektohet. Në këtë rast ndodhi diçka që nuk e kishte llogaritur asnjëra palë.
Nuk po ndryshohet ligji në vetvete, por po ndryshohet mënyra e formimit dhe e sjelljes së institucioneve me një fenomen negativ në shoqëri. Pra nuk ka ndryshuar thjesht ligji nga pikëpamja formale për të shtuar 3 apo 5 amendamente, për ta zëvendësuar ligjin ekzistues me njw tw ri.
Po marr një shembull. Unë jam bashkwautor i të parit ligj “antimafia” në këtë vend. Kam qenë ministër i Drejtësisë në 2004-n kur nwn kujdesin tim është hartuar ky ligj, i emwrtuar “Ligji antimafia”. Bashkë me ligjin jetuan edhe mafiozët pa asnjë problem. Jo vetëm kaq, por erdhi mazhoranca tjetër, e hoqi ligjin që kishim bërë ne dhe bëri një tjetër duke thënë që ky është më i mirë akoma. Asnjë gjë nuk i gjeti. Me të gjithë atw pwrpjekje legjislative çfarë kishte ndodhur? Ishte bërë ligji, por jo instrumentet që e bëjnë ligjin të zbatueshëm dhe ne jemi një popull që respektin për ligjin dhe edukatën për zbatimin e ligjit e kemi gati-gati zero. Jemi kujdesur të gjithë nw vite të bëjmë ligje me shumicw, por jo qw të ndërtojmë instrumente që kontrollojnë zbatimin e ligjit. Ishte ky lloj mentaliteti politik cka bëri që në fillim fare të konsiderohet edhe kjo reformw të konsiderohet si reforma e radhës, për çështjen e nxehtë të radhës.
Po ku është ndryshimi?
Këtu nuk synohet thjesht për të plotësuar nenet që janë në vijim, por ligji përveç të tjerave shoqërohet me instrumente që do ta bëjnë efektiv zbatimin ligjit. Ne sot flasim të gjithë për pavarësinë e sistemit gjyqësor, por kjo e jep realisht, e bën të pavarur, e shkëput sistemin gjyqësor nga politika nga mënyra efektive se si është ndërtuar. E gjithë kjo përpjekje që bëhet tashti bëhet për ta mbajtur, është arma e fundit për ta mbajtur nwn kontroll pushtetin gjyqësor, sipas meje.
Që ju këtu nuk lëshoni?
Absolutisht jo. Por emi gjetur një mundësi që t’i përgjigjemi realisht atij shqetësimi të ligjshëm të opozitës për përfshirjen e çdo opozite sot apo nesër në këtë proces. Së dyti, të gjithë për korrupsionin kemi bërë ligje, strategji e me radhë. Kjo reformw ka avantazhin se krijon disa instrumente efektivë siç është sistemi i vetingut. Sistemi i vetingut është konkret. Do të thotë që je gjyqtar, je prokuror, je njeri që shërben në sistem, do të kalosh në një skaner. Do të përgjigjesh për pasurinë tënde, për lidhjet me krimin dhe për aftësitë profesionale me rezultate konkrete. Për më tepër e kryer kjo nga njerëz që nuk janë nën ndikim e atyre që skanohen dhe nën ndikimin e atyre që kanë interesa për këtë skanim, padyshim që do ketë rezultate. E treta , krijon për herë të parë një strukturë antikorrupsion në zinxhir. Pra nuk krijon thjesht gjykatën si stacionin e fundit vendimmarrës, por krijon që nga policia pwr hetimin, deri tek ndjekja penale që është prokuroria e posacme dhe deri tek gjykatae posacme antikorrupsion. Krijon një strukturë të lidhur me njëra tjetrën nw mwnyrw efektive. Kanë në fund fare edhe një angazhim shtesë, që është angazhimi i partnerëve për të qenë pjesë e këtyre proceseve.
Unë bëj pjesë tek ata njerëz që kjo reformë siç është draftuar të miratohet në parlament. Por opozita është kapur te një rekomandimi Nr. 88 i Venecias.
Venecia ka dhënë një standard sipas saj. Ky është konkluzioni. Janë tre fjalitë e fundit, por ka një dokument mw tw plotw tw shtjelluar dhe tre fjalitë e fundit janë esenca e një shtjellimi të gjatë për të kuptuar se përse kanë shkuar autorët e atij konkluzioni në atë përfundim. Logjika e Venecias është që kuorumi normal do të ishte 3/5 për ti dhënë mundësi efektive opozitws. 3/5 janë një gjë shumë e vështirë edhe sepse nuk është shumë legjitime me 2/3. Për sa kohë që Presidentin e zgjedh me 71 vota dhe përsa kohë që 2/3 janë kuorume që shërbejnë për të ndryshuar Kushtetutën, nuk është oportune që të zgjedhësh dhe anëtarët e këshillave me kwtw kuorum. Por wshtw thwnw gjithashtu se meqenëse opozita e do, bëjeni këtë për njëfarë kohe derisa të bjerë shqetësimi që një forcë e caktuar do të kapë pushtetin gjyqësor. Ne i shkuam 2/3. Në momentin që ne shkuam tek 2/3, opozita u kap te kjo pjesa tjetër, e nuk ju mjaftuan 2/3 pwr votimin e kwrkuar. Propozoi një gjë konkrete që nuk është te neni 88 në vetvete, “vendet e rezervuara”. Pra që do të thotë 2 ti, unë 2 dhe një ai tjetri. Ne duke propozuar 2/3, automatikisht e kishim pranuar përfshirjen substanciale të opozitës dhe kjo është logjika. Por ekziston dhe mundësi të tjera. Dakord jemi. Ne i kemi parë të gjitha këto mundësi, përjashto propozimin e vendeve të rezervuara që e ndajnë gjyqësorin dhe këshillat drejtuese të gjyqësorit dhe të prokurorisë në pjesë partish, në ngastra partie, në militantë partie dhe e kthen në një kopje të shëmtuar të KQZ së sotme që e dimë se si është. Është një film që e kemi parë për vite të tëra se si sillet KQZ me Kushtetutën, me ligjin, me sjelljen partizane partiake dhe këtë gjë nuk mund ta pranojmë. Kjo është për t’u vlerësuar edhe tek mazhoranca, sepse logjika e mazhorancës do të ishte, po mirw le ta kem edhe unë ngastrën time. Por pwrkundrazi kemi shkuar tek një logjikë tjetër që e kemi përpunuar dhe unë besoj se do të jetë pjesë e negociatave intensive këto 3-4 ditë, ku kemi parashikuar që opozita të përfshihet aktivisht e me rol në procesin e përzgjedhjes pwrmes votimit. Të jetë aktive në procesin e zgjedhjes, të ndikojë në procesin e përzgjedhjes, por padyshim, pa i veshur X apo Y eksperti kostumin apo pa i dhënë siglën e partisë respektive.
Vetëm që unë vetë z. Xhafaj, jam me idenë që kjo reformë ose duhet bërë kështu ose nuk duhet bërë sepse nëse u lihet në dorë partive që të bëjnë emërime, nuk bëhet asgjë.
Kjo është në thelbin e mënyrës se si është konceptuar reforma.
Kam frikë se nën presion mund të tërhiqeni?
Jam shumë dakord më mirë të mos bëhet. Pse? Duhet të pranojmë që lidhja e segmenteve të caktuara tw gjyqësorit e prokurorisë dhe politikës është ajo që ka sjellë këtë rezultat. Të gjithë analizat të çojnë këtu. Diagnoza është përcaktuar. Nëse do të japësh një medikament që do të mbajë gjallw të njëjtën diagnozë çfarë kuptimi ka që bëre operacionin.
Këtu sapo krijohet një vend bosh ose në krye të një institucioni ose në përbërje, është një vend që e ka në dorë ose parlamenti ose politika për ta vënë, politika zgjedh zakonisht njerëzit më të papërshtatshëm?! Mund të qëllojë ndonjëherë që ai që vihet është edhe partizan i një partie edhe profesionist, por qëllon shumë radhë? Zakonisht qëllon që janë partizanë ose mediokër?
Do ju jap një shembull për të provuar tezën tuaj. Petrit Plloçi është një emër që jam i bindur që ju si person jashtw sistemit nuk ju thotë gjë konkrete. Duhet të klikoni në google që t’ju dalë diku dhe do lodheni shumë. Ka qenë ish anëtar i Gjykatës së Lartë për shumë vite. Në mënyrë absolute një nga njerëzit më të ndershëm që ka njohur sistemi. Ka kaluar pastaj në Gjykatën Kushtetuese. Në mënyrë absolute një njeri që nuk ka pasur marrëdhënie me politikën, as indirekte. Ky njeri është rreth 58 vjeç. Është autor i 2-3 librave. Është i papunë. Përse? Sepse ky nuk emërohet dot në Apel, nuk emërohet dot në të gjitha këto institucionet që emëron Këshilli i Lartë i Drejtësisë, sepse ky nuk është pjesë e rrethit, nuk është pjesë e grupit, e koorporatws korruptive, ky është njeri i ndershëm. Ky sot është “pensionist”. Është me pension suplementar. Pra një njeri me këtë kapacitet intelektual, me këtë përvojë, tek i cili shteti ka investuar në Gjykatë të Lartë, në Gjykatë Kushtetuese, sot e mban pensionist me pension suplementar sepse për të nuk gjen dot vend në Gjykatat tona të Apelit, ku mediokriteti është në tregues të paparë. E mora si shembull dhe ndoshta personi do të mërzitet.
Ose Bashkim Caka?
Bashkim Caka, ka qenë ish anëtar i Gjykatës së Lartë. Shkoi në Gjykatën e Apelit dhe është ndër të rrallët, gjyqtarë në këtë vend që ka dhënë dorëheqjen për shkak se nuk përballonte dot treshet korruptive. Çfarë ndodhte? Në Gjykatë të Apelit ju e dini që gjykohet treshe. Bashkim Caka ishte ndër njerëzit që ishte kryesisht nw pakicë, pasi dyshja tjetër ishte pjesa që bënte gjithë pazaret, dhe u ndie keq . Për shkak se u ndie keq, një ditë të bukur, shkoi dhe tha më falni unë largohem nga sistemi se nuk e përballoj dot.
Në shoqërinë tonë ndodh kjo që njerëz të tillë një ditë ikin, siç do ikim të gjithë dhe njerëzit nuk janë në gjendje të kuptojnë që pjesë të shoqërisë së tyre kanë qenë dhe këta njerëz, që kanë qenë heronjtë e shoqërisë, por heronj që nuk bëjnë zë.
Heroizmi tek ne është të pasurohesh brenda ditës, nuk është të jetosh me djersë dhe sakrificë.
Ju thatë që këtë proces keni dashur që ta inicioni që kur keni qenë në opozitë. Pastaj keni futur në programin tuaj elektoral. Më pas patët edhe mbështetjen e Bashkimit Europian. Por në këtë proces po luan një rol të madh një ambasador, Donald Lu. Është krijuar një legjendë urbane që ky ka ardhur nga Washingtoni dhe porosia e vetme që ka marrë është: “Do shkosh vetëm për këtë punë. Je një ambasador ad hoc”. Si u përfshi ambasadori dhe u bë më i zjarrtë, më fanatiku në këtë mes?
E para, unë nuk e di se si mund të jenë gjërat, por me aq kontakte sa kam unë, jo me ambasadorin, por me eprorët e ambasadorit që kanë qenë këtu në Tiranë dhe që unë kam pasur mundësi t’i takoj, është afër të vërtetës ajo që thatë ju. Një nga misionet kryesore që i është caktuar ambasadorit amerikan në Tiranë dhe e them këtë sepse kështu më është thënë, jo thjesht nga Departamenti i Shtetit, por nga Shtëpia e Bardhë, ka qenë çuarja përpara e kësaj reforme. Kur ka ardhur ambasadori, praktikisht reforma ishte iniciuar. Por çështjet që lidheshin me sistemin, me korrupsionin në Shqipëri ishin çështje prioritare që ju ngarkuan atij në mandatin e tij. Ndër to ishte edhe mbështetja e reformës. Kur ka filluar reforma ne nw proces kemi qenë thjesht me njw ekip shqiptar. Me ardhjen e ambasadorit dhe me gjetjen e gjuhës së përbashkët me ta, reforma kaloi nga një ekip i vetëm ekspertësh shqiptarë, Grupin e Ekspertëve tw Lartw endas dhe ndërkombëtarë. Dhe grupet e punës kanë funksionuar të përbashkëta. Që nga ky moment, me një vendimmarrje politike, jo thjesht të ambasadorit, por besoj te eprorët e ambasadorëve, në dijeninë time, produkti u hartua bashwkrisht dhe u konsiderua i përbashkët. Produkt, midis ekspertëve shqiptarë dhe ekspertëve ndërkombëtar, ku amerikanët kanë luajtur gjithashtu një rol të dorës së parë.
Vetëm se ambasadori është aq shumë i përfshirë sa në rast se do të dështojë miratimi në korrik, dhe për mua do të dështojë, duket që do të dështojë edhe ambasadori, ndërkohë që s’ka lidhje?
Unë nuk besoj se kjo lidhet me ambasadorin personalisht. Kjo nuk është thjesht një angazhim i ambasadorit në vetvete. Kjo është artikuluar prej tyre. Që këtu të vijë Sekretari i Shtetit, për herë të dytë do të vijë një nga bashkëpunëtoret e tij më e afërt, znj.Nuland që të artikulojë qartë jo thjesht e vetwm kërkesën dhe të përgatitet të vijë zv.Presidenti i SHBA duke e kondicinuar vizitën me reformën në drejtësi, nuk mendoj se është fare rastësi dhe nuk është thjesht çështja e një ambasadori dhe pasionit individual të tij. Por janë interesa të larta të Shteteve të Bashkuara që atë që na kanë dhënë de juro të na e jetësojnë edhe de facto. Çfarë do të thotë ? Ne jemi anëtar të NATO-s, duam të bëhemi dhe vend anëtar i Bashkimit Europian, por duhet të rrimë e tw sillemi si anëtar të denjw tw NATO-s,si anëtarë të merituar tw BE-së edhe nga pikëpamja e funksionimit të demokracisë dhe të shtetit të së drejtës, standarde të cilat ne duhet ta pranojmë që nuk i kemi ende sot.
Për mua përfshirja e të huajve në këtë proces ka qenë një standard garancie për një reformë korrekte?
Ka qenë dhe një element besueshmërie për qytetarin, për publikun. Përfytyrojeni, sado vullnet të mirë, të ketë klasa politike apo individë brenda klasës politike, besueshmërie që qytetarët kanë me të drejtë tek politika është shumë e ulët. Nëse nuk do të ishte pwrfshirw edhe një komponent i tillë shumë i fortë, besueshmëria tek procesi, sido që të ishte rezultati, nuk do të ishte ky që pritet.
Në drejtësi ka një fjalë shumë të mençur : “Drejtësia nuk mjafton vetëm të jepet, por duhet të besohet edhe si e tillë”.