Xhafaj Metës: Kompromiset politike rrezikojnë rolin e policisë

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i përgjigjet kreut të LSI, Ilir Meta i cili kërkoi që Policia e Shtetit të jetë asnjanëse në zgjedhje. Xhafa kujtoi se policia është vlerësuar gjithnjë për rolin e saj në proceset zgjedhore. Ministri i Brendshëm shkon më tej duke deklaruar se është kthim pas të bëhen kompromise që politizojnë dhe rrezikojnë funksionin dhe rolin e policisë së shtetit.  Një ditë më parë erdhi dhe përgjigjja e Ministrises së Administratës Publike, Milena Harito.

Më 3 prill 2017 Ilir Meta: Policia e Shtetit, jo vetëm të jetë asnjanëse përsa i takon anës politike, nuk mjafton kaq. Duhet të jetë tepër aktive në luftën kundër fenomenit të drogës dhe krimit të organizuar dhe rrezikut të financimit kriminal të zgjedhjeve, të blerjes së votave, e kështu me radhë.

Sot, (5 prill 2017) vjen përgjigjja e Fatmir Xhafës:  Zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit po afrojnë dhe detyra jonë, detyra e policisë së shtetit është të ushtrojmë detyrat me paanësi për të garantuar një proces të pacënuar dhe shembullor.

Tashmë prej disa ditësh policia e shtetit ka krijuar traditë të konsoliduar sa i takon procesit zgjedhor. Roli i saj në proceset zgjedhore është vlersuar pozitivisht nga të gjithë faktorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është hap mbrapa që në një shtet të së drejtës të kërkosh që zgjidhjet politike t’i realizosh përmes të ashtuquajturave kompromise që politizojnë dhe rrezikojnë funksionin dhe rolin e policisë së shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne e kuptojmë shumë mirë rolin që ka policia në një proces zgjedhor dhe e dimë shumë mirë çfarë dëmi mund të sjellë edhe për atë forcë politike që është në qeveri nëse nuk garanton sjellje dhe veprim të policisë në përputhje me kushtetutën dhe ligjin.

Ndaj vullneti i im dhe i qeverisë për të realizuar zgjedhje të ndershme dhe të lira është i plotë dhe i qartë

Deklarata e ministrit Xhafaj u bë sot paradite në ambientet e Akademisë së Sigurisë ku u zhvillua ceremonia e fillimit të Kursit për Patrullë të Përgjithshme për 418 kursantë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?