Xhamia e Allajbegisë, xhami 500 vjeçare e restauruar me fondet e Qeverisë Shqiptare

“Dibër, Maqellarë – në Xhaminë e Allajbegisë, xhaminë 500 vjeçare të sapo restauruar me fondet e Qeverisë Shqiptare.

Osman Xhili, një burrë i fisëm dhe i dedikuar ndaj fesë islame, është personi që ma solli në vëmendje tre vite më parë situatën e rënduar konstruktive të xhamisë në atë kohë. Më pas të gjithë bënë pjesën e tyre me profesionalizëm e përkushtim, nga @elvamargariti, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe tek kolegu dibran @blendi.gonxhja .

Sot xhamia e Allajbegisë ka hapur dyert sërish për besimtarët mulsiman dhe sonte m’u mbush zemra nga paqja e qetësia e mbrëmjes, në tokën e bekuar të Dibrës”- shkruan Belinda Balluku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?