Xhaxhai i Ervis Martinaj: E sigurtë që e kanë vra Ervisin, por banda e qeverisë të tregojë ku është kufoma!

Në një lidhje telefonike me emisionin “Pa Gjumë” në Report Tv, xhaxhai i Ervis Martinaj  është shprehur se është i sigurt që Vis Martinaj e kanë vrarë. Ai akuzon vazhdimisht kryeministrin për vrasjen e tij.

“Ervisit i kanë zhdukur kufomën, e kanë vrarë jam 100 përqind i sigurt. E di kryeministri se ku është. Ai e ka vrarë me bandat e tij. Ai ka interes për bregdetin e jugut”, tha Faik Martinaj.

“Hasmi nuk të zhduk xhenazen”, tha ai për Report Tv.

Nëse mbetet e vertetë se kanë vrarë dhe zhdukur kufomën, kjo në Veri nuk falet. Të mos harrojmë se fisi Martinaj është fis i fortë dhe me shumë miqësi e krushqi dhe nuk e falin këtë që u kanë bërë duke iu zhdukur kufomën.

Me sa duket do ketë hakmarrje të egër e jo me shumë për vrasjen se sa për zhdukjen e kufomës.

“Hasmi nuk të zhduk xhenazen”, tha xhaxhai i Ervis Martinajt.

“Në datën 9 gusht në 7 e 23 minuta pati mesazhin e fundit. Ato ishin 6 banda të lidhura me qeverinë me mbështetje politike kundërshtare. Kaq është e vërteta” dëgjohet të thotë në këtë prononcim xhaxhai i Ervis Martinajt.

Me pas xhaxhai i Ervisit theksoi se ““Edi Rama na e ka dhënë mesazhin që në fushatën e vitit të kaluar, që i ka thënë se “i them atij drejtorit të basteve” dmth që atëherë na ka kërcënuar, se “ia dimë targën e makinës” e kështu dmth. Unë e di zhdukjen e nipit tim, është kryeministri, organizatori është kryeministri Edi Rama me bandat e tij edhe me gjithë oligarkët që i kanë interesat nga bregdeti i jugut” -shprehet Martinaj.

SHKARKO APP