Xhelal Mziu bllokon makinën të kalojë, Flamur Noka: Do shkojmë edhe në Surrel

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha nga mosbindja civile tek ”Rruga e Elbasanit”, se mazhoranca është tmerruar dhe është në panik, prandaj dhe ka urdhëruar policinë të ndërhyjë në protestë. Ai paralajmëroi se revolta e qytetarëve do të mbërrijë deri në Surrel, atje ku banon kryeministri Edi Rama,

“Po përmbushim misionin e opozitës. Banditët me uniformë të rekrutuar nga rilindja kërkojnë të intimidojnë dhe të kërcënojnë opozitën. I them nipit të Enver Hoxhës dhe Ramës, largoni duart nga qytetarët. Ky është një mesazh që ua përcjell sot nga ky vend. Asgjë nuk mund të ndalojë, jo mercenarë, jo kriminele, jo trafikantët, askush nuk e ndal dot mosbindjen civile. Janë të tmerruar, vala e revoltës qytetare do të mbërrijë edhe në Surrel”.

Nga ana tjetër, deputeti i PD, Xhelal Mziu ka bllokuar mjetet që të kalojnë rrugën, duke rritur kështu edhe më shumë tensionet në këtë protestë që po mban PD-ja në disa nga akset më kryesore të Tiranës.

SHKARKO APP