Ngjarja javës/Xhisiela Maloku rrëfehet sonte te Eni Vasili, në “Top Channel”

Sonte flet personazhi me VIP i këtyre ditëve të fundit. Top Channel ka njoftuar se sot në mbrëmje, në emisionin “Open”, personazhi i javës Xhisiela Maloku do të rrëfejë historinë tragjike të vitit të saj të fundit dhe marrëdhënien me djalin e deputetit socialist, Rexhep Rahja.

“… një oficer policie s’ka pse të favorizojë askënd nga palet…,” tha Xhisiela. Kjo është një pjesë e rrëfimit të Xhisiela Malokut, të cilin mund ta ndiqni mbrëmjen e kësaj të hëne në Top-Channel, në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasilit.

Duk filluar nga ora 21:00, Xhisiela Maloku hedh dritë mbi ngjarjen që ditët e fundit ka trazuar opinionin publik, institucionet ligjzbatuese por edhe vetë politikën.

25 vjeçarja nga fshati Zezë, ne FusheKruje, në rrëfimin e saj flet për njohjen me Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist të zonës,  detajet e ngjarjes dhe situatën në të cilën ajo gjendet.

Si ndjehet Xhisiela? Si është e vërteta e historisë së dashurisë që u kthye në çështje penale? A është kërcënuar ajo?

Varet nga rrefimi i saj, pa u ndikuar nga presionet dhe ofertat e pushtetit qe ajo te sqaroje publikun, por jo vetem. Edhe drejtesine.

Për të gjitha këto sonte, në Top-Chanel, në orën 21:00.

SHKARKO APP