Xhixho: Biznesi po numëron ditët për të dalë nga kjo situatë e zymtë, po ashtu dhe qytetarët e të punësuarit

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Erisa Xhixho ka vijuar gjatë ditës të sotme takime me banorë dhe biznese të shumtë të Tiranës.

Përmes rrjeteve sociale, Xhixho shprehet se biznesi po numëron ditët për të dalë nga kjo situatë e zymtë, qytetarët, të punësuarit, po ashtu.

“Derë më derë, e në çdo shtëpi, për të parë e dëgjuar nga afër secilin prej jush, shqetësimet e qytetarëve që bashkohen në një pikë, pamundësi ekonomike, pabarazi sociale, braktisje nga institucionet qendrore e vendore, pasiguri.

Sot, me të rinjtë e palodhur të LSI-së, për të njohur çdo banor me mundësitë që garanton programi ynë, që nesër, falë votës së tyre do të jetë mundësia për një jetë më të mirë.

Biznesi po numëron ditët për të dalë nga kjo situatë e zymtë, qytetarët, të punësuarit, po ashtu.

Programi ynë garanton shanse të barabarta, arsim cilësor, dalje nga kriza e thellë ekonomike falë një plani konkret e të realizueshëm, punësim të sigurt, zgjidhje reale për përballimin e pasojave sociale e shëndetësore të pandemisë.

Më 25 prill votoni për veten tuaj, fëmijët, të ardhmen! Shqipëria, shtëpia juaj!”, shprehet Erisa Xhixho.

Derë më derë, e në çdo shtëpi, për të parë e dëgjuar nga afër secilin prej jush, shqetësimet e qytetarëve që bashkohen…

Pubblicato da Erisa Xhixho su Giovedì 4 marzo 2021

SHKARKO APP