Erisa Xhixho: Po hedhin asfalt elektoral, por edhe këtë të skaduar!

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, e cila njëherësh është dhe kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës, deklaron se sa shqetësohet qeveria për mirëqenien e shqiptarëve e tregojnë punët e bëra shkel e shko gjatë fushatës elektorale.

Teksa publikon dhe pamjet nga rrugët e Shkozës, Xhixho shprehet se kjo është e turpshme dhe dëshmi e qartë është Shkoza, ku qeveria në ikje po mbulon dështimin me një tjetër rrugë elektorale, ku ka nisur të shtrohet dheu i radhës i fushatës.

“Se sa shqetësohet qeveria për mirëqenien e shqiptarëve e tregojnë punët e bëra shkel e shko gjatē fushatës elektorale. E turpshme.

Dëshmi e qartë është përsëri sot Shkoza, ku qeveria në ikje po mbulon dështimin me një tjetër rrugë elektorale,ku ka nisur të shtrohet dheu i radhës i fushatës.

Qytetarët, pa infrastrukturë, në varfëri, pa mundësi ekonomike e të braktisur nuk mund të mashtrohen më.

Ka ardhur momenti që t’u rikthehet shpresa e munguar dhe 25 prilli është pikërisht dita e ndryshimit”, shprehet në komentin e saj përmes rrjeteve sociale, Erisa Xhixho.

Se sa shqetësohet qeveria për mirëqenien e shqiptarëve e tregojnë punët e bëra shkel e shko gjatē fushatës elektorale. E…

Pubblicato da Erisa Xhixho su Lunedì 12 aprile 2021

SHKARKO APP