Xhixho: Jo ndryshime Kushtetuese të njëanshme. Negociojmë veç për listat e hapura 100%

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho tha për ”Euronews Albania”, se opozita ka ofruar një ekspertizë dhe vullnet shumë të mirë përmes këshillit politik dhe arritjes së një marrëveshjeje si ajo e 5 Qershorit, që sipas saj është kushti numër 1 për hapjen e negociatave.

Nga ana tjetër, ajo theksoi faktin se Reforma Zgjedhore duhet të jetë pjesë e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes, gjë që siç tha e kanë mbështetur edhe ndërkombëtarët që kanë qenë shtysa kryesore për krijimin e këshillit politik.

“Kjo duhet të jetë fryma e vazhdimit të debatit që duhet të bëjmë për Reformën Zgjedhore. Çdo diskutim jashtë marrëveshjes së 5 Qershorit mund të jetë pjesë e një tavoline tjetër, po ndryshimet e njëanshme që mazhoranca kërkon të bëjë në mënyrë arrogante janë të papranueshme. Nuk duhet të përsëritet 2008, kur kushtetuta u ndryshua në 1 ditë dhe pasojat i vuajmë sot. Kushtetuta nuk mund të ndryshojë për kapriçot e një mazhorance që kërkon të mbajë me çdo kusht një pushtet të humbur. Kjo manovër për minimin e kësaj marrëveshjeje rrezikon procesin e integrimit evropian dhe kjo e artikuluar nga drejtues të lartë të BE dhe Bundestagu. Nuk është më fjala për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme, ku ndryshimet nuk mund të bëhen disa muaj para por 1 vit para. Unë jam për hapjen e listave, LSI-ja ka qenë që në 2008 dhe propozimi ynë i radhës është të hapen 100 për qind. Mund të arrijmë një konsensus për hapjen e listave 100 për qind. Për të tjerat duhet të ketë një debat më të gjerë dhe të hidhet në referendum”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?