Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Xhixho: LSI u jep mundësi të rinjve, vajzave, familjeve të thjeshta. Rama kërcënon me vendin e punës

Politikë E premte, 9 Prill 2021 12:10
Xhixho: LSI u jep mundësi të rinjve, vajzave, familjeve të thjeshta. Rama kërcënon me vendin e punës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetarja e LSI-së, dhe kandidate për deputete në zgjedhjet e 25 prillit pjesë e listës së qarkut Tiranë, Erisa Xhixho gjatë një takimi të enjten me banorë të njësisë nr.2, gjatë fjalës së saj u shpreh se sot në kulmin e dëshpërimit, qeveria nuk jep llogari për mashtrimet, por kërcënon me vendin e punës. Nga ana tjetër, ajo shtoi se LSI-ja u jep mundësi rinisë, vajzave, familjeve të thjeshta. ”Unë u them nga ky shesh i njerëzve të lirë Edi Ramës, Alqi Bllakos e gjithë shpurës së politikanëve që guxojnë të kërcënojnë, shantazhojnë e blejnë varfërinë tuaj e të kërcënojnë prindërit e vajzave që vijnë në takimet tona, se fundi i tyre do jetë përpara drejtësisë, pas 25 prillit”,-tha më tej Xhixho.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Fjala e plotë

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Përshëndetje qytetarë të lirë të vendit tim…. Jam e nderuar që sot jam pjesë e kandidatëve të LSI-së, së bashku me të rinj e të reja, gra e vajza dinjitoze, plot vlera në listën tonë. Të dashur miq, Vendi ynë përballet sot me një krizë të rëndë ekonomike dhe sociale, varfëri, papunësi, biznese që mbyllen çdo ditë, të rinj që e kërkojnë shpresën gjetkë…vendi ynë përballet me një krizë tepër të thellë shëndetësore, ku njerëzit enden në ankth për mbijetesë, pa spitale, pa mjekë, pa aparatura, pa shtet….

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E di, shumë prej jush në takimet tona m’i kanë thënë në sy të vërtetat e vështirësive të tyre dhe mungesën e shpresës. Por ne kemi një mundësi për ta ndryshuar këtë realitet me fuqinë e votës sonë. Ne kemi vendosur të jetojmë të lirë e jo skllevër të një pushteti që punon për interesat e disa personave, që kanë shkatërruar ekonominë , që i lanë vetëm qytetarët në këtë pandemi dhe që bëjnë propagandë me shëndetin e njerëzve .
Sepse Rilindja nuk është një forcë e majtë, nuk është parti sociale që kujdeset për njerëzit e varfër, njerëzit në nevojë, grupet vulnerabël e pa mbështetje, përkundrazi ajo i la vetëm.

E sot në kulmin e dëshpërimit nuk jep llogari për mashtrimet, por ju kërcënon me vendin e punës, kërkon t’ju blejë varfërinë dhe dinjitetin tuaj, që është vota juaj. Unë u them nga ky shesh i njerëzve të lirë Edi Ramës, Alqi Bllakos e gjithë shpurës së politikanëve që guxojnë të kërcënojnë, shantazhojnë e blejnë varfërinë tuaj e të kërcënojnë prindërit e vajzave që vijnë në takimet tona, se fundi i tyre do jetë përpara drejtësisë, pas 25 prillit.
Sepse unë, Erisa Xhixho, kam zgjedhur të mos përdhos dinjitetin e qytetarëve të vendit tim, as të jem deputetja e radhës që vjen një herë në 4 vjet në zonë për të kërkuar vota e që mbyll telefonin sa mbarojnë zgjedhjet.

Unë kam vendosur të përfaqësoj vlerat më të mira, LSI-në, sepse unë besoj te politika që kujdeset për njerëzit në çdo ditë, që është aty për zgjidhur hallet dhe shqetësimet e çdo qytetari dhe jo për të krijuar konflikt dhe për të larguar vendin tim nga e ardhmja europiane. Ky takim sot është edhe më i veçantë e emocionues për mua, sepse djali im është këtu për herë të parë e unë dua që ai të jetë krenar për vlerat që unë përfaqësoj sot e nesër si e zgjedhura juaj. Unë do të punoj çdo ditë për ta kthyer njësinë nr. 1, 2 dhe gjithë qarkun e Tiranës në vendin e mundësive të të gjithëve dhe jo të disave; Në promovimin e vlerave të qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi.
Ne do punojmë çdo ditë për hapjen e vendeve të reja të punës, për çlirimin e ekonomisë, për një arsim që mbështetet financiarisht dhe të lidhur me tregun e punës , për një shtet të drejtë ku të gjithë janë të barabartë para ligjit, ku qeveria ka frikë nga qytetari e jo e kundërta, ku vajzat, gratë dhe nënat mbështeten për punësim pa diskriminim.

Unë besoj te bastionet e qytetarëve e jo të politikës, ndaj më 25 prill të gjithë me fuqinë e votës të vendosim për veten tonë, të votojmë LSI-në, forcën që u jep mundësi të rinjve, vajzave, familjeve të thjeshta. Ashtu siç ma dha mua, unë kam misionin të motivoj e mbështes gra e vajza, të rinj, të jenë pjesë e saj. Sepse politika duhet t’u përkasë njerëzve të thjeshtë, që e duan këtë vend dhe duan ta çojnë përpara duke e ndryshuar ata politikën e jo duke i ndryshuar politika ata. Fitore!

Etiketat e lidhura

Erisa XhixhoLSI
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 53 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 54 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 56 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 57 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.