Xhixho: Pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje mbetet jetike për konsolidimin e demokracisë
Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho deklaron se të dhënat e sondazhit të fundit të Institutit Demokratik Amerikan(NDI) “Angazhimi politik 2020 ” flasin për rënien e besimit dhe interesit të qytetarëve tek qeverisja qendrore dhe lokale dhe institucionet si Parlamenti krahasuar me vitin 2016.
Kjo panoramë, thotë ajo, kërkon angazhimin tonë për të motivuar qytetarët që të përfshihen në politikë duke u ndjerë të përfaqësuar dhe pasur mundësi për të ndikuar në vendimmarrje.
Ndaj Xhixho vlerëson se ndryshimi mund të vijë vetëm me fuqinë e votës ndaj pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje mbetet jetike për konsolidimin e demokracisë në vendin tonë.
“Kënaqësi të isha pjesë e forumit të Institutit Demokratik Amerikan(NDI) në prezantimin e sondazhit “Angazhimi politik 2020 ” të organizuar nga IDM.
Gjetjet e këtij studimi të cilat analizojnë angazhimin e qytetarëve në proçeset demokratike nxjerrin në pah rënien e besimit dhe interesit të tyre tek qeverisja qendrore dhe lokale dhe institucionet si Parlamenti krahasuar me vitin 2016.
Ndërkohë vihet re një interesim në rritje të rolit të Presidentit në proçeset demokratike me 6 pikë krahasuar me 2016.
Kjo panoramë kërkon angazhimin tonë për të motivuar qytetarët që të përfshihen në politikë duke u ndjerë të përfaqësuar dhe pasur mundësi për të ndikuar në vendimmarrje.
Ndryshimi mund të vijë vetëm me fuqinë e votës ndaj pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje mbetet jetike për konsolidimin e demokracisë në vendin tonë”, shprehet Erisa Xhixho.
Kënaqësi të isha pjesë e forumit të Institutit Demokratik Amerikan(NDI) në prezantimin e sondazhit “Angazhimi politik…
Pubblicato da Erisa Xhixho su Mercoledì 16 dicembre 2020