Xhixho: Qytetarët nuk mund të falin abuzimin, papunësinë, mashtrimin, emigrimin e detyruar

Nënkryetarja e LSI-së, njëherësh edhe kandidate për deputete në listën e qarkut Tiranë, Erisa Xhixho ka zhvilluar këtë të dielë një takim me banorët dhe bizneset në njësinë nr2, ku sipas saj, refreni i bisedës me ta është urgjenca e largimit të kryeministrit që rrënoi vendin dhe çdo familje. ”Qytetarët nuk mund të falin abuzimin, papunësinë, mashtrimin, emigrimin e detyruar. Jam besimplotë se më 25 prill të gjithë do jemi që në mëngjes herët në radhë në kutitë e votimit për të votuar LSI me programin e saj për ndryshimin që të gjithë mezi e presim”,-shkruan Xhixho në facebook.

Postimi i plotë

Çdo ditë që kalon më forcon bindjen se 25 prilli do të jetë padyshim dita e ndryshimit. Në takimin e ditës së sotme në njësinë bashkiake nr.2 refreni i bisedës me secilin qytetar është urgjenca e largimit të kryeministrit që rrënoi vendin dhe çdo familje.

Në rrugën “Ali Visha” ke të njëjtën panoramë si në gjithë Tiranën, infrastrukturë e keqe, papunësi, biznes i falimentuar, qytetarë në mjerim, të rinj që duan të largohen nga vendi.

Qytetarët nuk mund të falin abuzimin, papunësinë, mashtrimin, emigrimin e detyruar. Jam besimplotë se më 25 prill të gjithë do jemi që në mëngjes herët në radhë në kutitë e votimit për të votuar LSI me programin e saj për ndryshimin që të gjithë mezi e presim.

SHKARKO APP