Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Xhixho: Referendumet shëndoshin demokracinë, e vetmja rrugë për të dalë nga kriza

Intervista E shtunë, 23 Nëntor 2019 18:43
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho ka mbështetur qëndrimin e presidentit Ilir Meta për referendum. E ftuar në studion e edicionit qëndror të lajmeve në Vizion Plus, Xhixo tha para moderatorit Roland Zili se referendumet e shëndoshin demokracinë ndërsa theksoi se vendi ynë është shumë vonë sa I takon kësaj çështjeje. Për Erisa Xhixhon, referendumi si mekanizëm I ka të gjitha mundësitë për t’u zhvilluar brenda këtij viti pavarësisht se ligji e parashikon nga 1 janari deri në 30 nëntor.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Intervista e plote

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

21 Tetor 2026, 07:40
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16

Unë jam një nga ata persona që jam përkrahëse e referendumeve. Padyshim është një mekanizëm I demokracisë së drejtpërdrejtë një mekanizëm kushtetues, në të cilin jemi vonë. Referendumet vetëm e shëndoshin demokracinë

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Jo vonë shumë vonë nga 98’ nuk është bërë asnjë referendum në Shqipëri.

Absolutisht shumë dakord. Prandaj që nga momenti që ne krijojmë kulturën e referendumeve jo vetëm për momentin kritik në të cilëin neve ndodhemi për mbrojtjen e Kushtetutës, mbrojtjen e Republikës dhe gjithë sistemit demorkatik por edhe për çështje të tjera. Kam parasysh teatrin apo çështje me ndjeshmëri publike ku politikanët apo pushtetarët duhet të kuptojnë që në moment të caktuara duhet t’I drejtohemi sovranit për të marrë verdiktin e tyre për çështje me një ndjesi dhe rëndësi shumë të madhe.

Por a ka shanse të realizohet ky referendum në kushtet kur duhen 50 mijë vota e më pas firmat e tyre duhet të certifikohen në KQZ. Pra ka një procedurë ligjore dhe një afat ligjor, I referohem këtu kodit elektrola I cili parashikon që kjo çështje duhet bërë nga data 1 janar deri në datën 30 nëntor. Le të themi që tashmë debate kalon për vitin tjetër?

Unë mendoj se referendumi si mekanizëm I ka të gjitha mundësitë për t’u zhvilluar absolutisht edhe me 50 mijë zgjedhës të ciëlt kanë dëshirën e tyre dhe shprehin dëshirën e tyre për të hyrë në një process referendar. Dhe mendoj që është mekanizmi më I mirë momentalisht për të cuar disa çështje shumë të rëndësishme që politika nuk po I zgjidh dot. Sepse në këtë krizë të madhe politike duhet të ishte dialogu, tyrezat. Pas edhe jo-së që morëm nga BE, me rezolutën e bundestagut që duhet të ishte në një farë mënyre një udhërrëfyes për të gjithë politikën shqiptare e daljen nga kriza mendoj që ne duhet t’I kthehemi sovranit qoftë me referendum qoftë me zgjedhje të parakohshme.

A ka parapengesë ligjore për të realizuar referendumin apo jo?

Mendoj se nuk ka asnjë lloj pengese për sa kohë presidenti është I bindur që referendumi është e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo krizë politike, por jo vetëm ai, që të gjithë jemi të bindur që në momente të caktuara duhet t’i drejtohemi qytetarëve. Pastaj mekanizmave të tjerë ligjor…

Pati një verejtje presidenti sot pasi në një postim në Facebook kreu I shtetit thoshte se ende nuk është miratuar ligji I posaçëm për këtë çështje. Kemi 21 vjet – thoshte presidenti – që nuk e kemi një ligj për këtë çështje?

Kjo është e vërtetë. Dhe mund të them që kjo ka qenë dhe një nga pengesat sespe dhe në moment të caktuara që qytetarët kanë shprehur dëshirën për të pasur referendum nuk kanë pasur mundësi pikërisht prej mekanizmave që dhe ju sqaruat; miratimi që duhet të bëhet në KQZ, verifikimi i nënshkrimeve etj. Mendoj se klasa politike e ka lënë vetë shoqërinë shqiptare pa një ligj.

Po por a mund të kthehet kjo një pengesë për Presidentin?

Mendoj se në ditët në vijim, nga e hëna e tutje presidenti do të jetë vetë ai që do të sqarojë mënyrën sesi ai e koncepton referendumin për Kushtetutën edhe në këtë moment që ndodhemi. Besoj se fakti që Presidenti I Republikës e sjell në vëmendje referendumin si të vetmin mekanizëm për të zhbllokuar këtë situatë apo këtë krizë të madhe institucionale dhe politike besoj se është shmumë mirë që t’I drejtohemi popullit.

Ne nuk e dimë se cila do të jetë pyetja që mund të shtrohet në këtë referendum të pritshëm. Ju çfarë medoni se mund të jetë?

Nëqoftëse bëjmë një analizë të situatës në të cilën ndodhemi sot; një republikë nga një diktaturë apo çfarë lloj regjimi e dallon ndarja e pushteteve. Momentalisht që nga ndryshimet Kushtetuese të 2008 ne nuk kemi më një ndarje pushtetesh sipas parimit “Check and Balance”. Më pas me krizën e thellë institucionale kushtetuese tashëm kemi një pushtet legjislativ, ekzekutiv të bërë në një. I dominuar nga etja e kësaj mazhorance për të kontrolluar psuhtetin gjyqësor përmes reformës në drejtësi. Pra nuk kemi një ndarje pushtetesh dhe këtu gjithë dilemma kthehet tashmë do të duam një Republikë me pushtete të ndara apo do duam të kthehmi në diktaturë. Kjo do të ishte një nga çështjet e referendumit. Gjithësesi është në tagerin e presidentit, I cili ka këtë iniciativë për të na treguar në ditët në vijim se çfarë pyetje do të shtrojë pranë sovranit.

Zoti Meta ka pasur një gjuhë disi të ashpër le të themi ndaj disa amabasdorëve të cilët kërkuan dërgimin e çështjes së Kushtetueses në Komisionin e Venecias. Si e gjykoni ju këtë përplasje të presidentit?

Unë mendoj se Presidenti është në ushtrimin e detyrës së tij me shumë përgjegjshëmri në mbrojtje të Kushttutës. Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese prej më shumë se dy vjetësh është I vetmi garant dhe mbrojtës i Kushtutës. Edhe nëqoftëse shohim debatin për Gjykatën Kushtetuese, Kushtetuta e thotë mjaft qartë mënyrën se si zgjidhen dhe si përzgjidhen vakancat e Gjykatës Kushtetuese. Si është procedura përkatëse etj. Në momentin që presidenti i vendit tim nuk bën gjë tjetër veçse bën zbatimin e Kushtetutës dhe garanton zbatimin e përpiktë të saj mendoj se ky është një model që do të donte çdo ambassador apo çdo vend europian sepse janë vlerat bazike të shtetit të së drejtës, që është ndarja e pushteteve, zbatimi I kushtetutës e ligjev e e të gjitha me rrallë.

Pra kjo betejë justifikon dhe këtë gjuhë të ashpër ju thoni?

Mendoj se në momentin që Presidenti ndodhet përpara një mazhorance e cila ka treguar në vazhdimësi që jo vetëm nuk I referohet Komisionit të Venecias, këtu kam parasysh zgjedhjen e prokurores me 69 vota ndërkohë që Kushtetuta jonë e parashikon me 84 vota, e cila është bërë nën asistencën e Komisionit të Venecias. Nëse kemi parasysh të gjithë sistemin e ri drejtëisë dhe të gjitha isntitucionet e reja të drejtësisë, sistemi vettingut ku Komisioni I Venecias që në draft tha që gjithë këto institucione të reja dhe procesi I vettingut që është një process shumë I thellë dhe shumë drastik do të kemi problematika në kapjen e sistemit të drejtësisë nëse kjo nuk vazhdohet në konsensusin e 2016. Apo moment të tjera, ku flasë këtu për opinionin e fundit që erdhi nga Komisioni I Venecias nëse Presidenti kishte shkelur apo jo Kushtetutën sa I përket dekretit të 30 qershorit ku përsëri Komisioni I Venecias tha që nuk ka asnjë shkelje Kushtetuese ndërkohë që vazhdon ndërkohë një parlament ilegjitim për shkarkimin e Presidentit, që kështu duhet pasur dhe një qasje se si kjo mazhorancë dhe kjo qeveri e sheh komisionin e veneicas. Për me është e rëndësishme të ngrihet sa më shpejt Gjykata Kushtetuese, për opozitën dhe çdo qytetar shqiptar, të ngrihen sa më shpejt institucionet e reja të drejtësisë. Absolutisht drejtësia të funksionojë dhe të kryej atë qëllim për të cilin u krye reforma në drejtësi: Kthimin e besimit të qytetarëve tek drejtësia dhe nga ana tjetër larg duart e politikës nga drejtësia. Këto ishin qëllimet kryesore.

Etiketat e lidhura

Erisa XhixhoLSI
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 53 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 54 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 55 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 57 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.