Xhixho thirrje Ramës: Boll me lojëra dhe hile, hap listat 100%

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho i bën thirje kryeministrit Edi Rama që të mos bëjë lojëra me Kodin Zgjedhor por që të hapë listat 100%. Sipas saj asnjë truk, asnjë hile, asnjë mashtrim për të favorizuar të zgjedhurit e kryetarit. “Propaganda e kësaj maxhorance për hapje listash ra, duke treguar edhe një herë sa frikë ka nga vota dhe përballja me qytetarët pas shkatërrimit që i kanë bërë vendit. Listat duhen hapur për të rikthyer shpresën se vetëm fuqia e votës mund të sjellë ndryshimin në përfaqesim duke përfshirë në parlament individë me integritet, profesionistë ku vendimarrjet e tyre t’i marrin në interes të njerëzve dhe vendit”,-shkruan Xhixho në facebook.

Postimi i plotë

Me lista të hapura nga i pari tek i fundit kandidat i çdo partie, me qëllim që zgjedhësit të vendosin se kë duan të çojnë në Kuvend. Asnjë truk, asnjë hile, asnjë mashtrim për të favorizuar të zgjedhurit e kryetarit. Këtë kërkojnë qytetarët dhe kjo duhet bërë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Propozimi i Partisë Socialiste për mbylljen e listave me formulë ku qytetarët nuk mund të vendosin me votën e tyre se kush do t’i përfaqësojë në Kuvend pas 25 prillit të vitit të ardhshëm, dëshmon sesa fasadë kanë qënë ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Propaganda e kësaj maxhorance për hapje listash ra, duke treguar edhe një herë sa frikë ka nga vota dhe perballja me qytetarët pas shkatërrimit që i kanë bërë vendit. Listat duhen hapur për të rikthyer shpresën se vetëm fuqia e votës mund të sjellë ndryshimin në përfaqesim duke përfshirë në parlament individë me integritet, profesionistë ku vendimarrjet e tyre t’i marrin në interes të njerëzve dhe vendit.

Parlamentit duhet t’i kthehet dinjiteti dhe besimi i qytetarëv, e që të bëhet kjo, qytetarët duhet të vendosin. Hapni listat 100%! Boll më me lojra për marrëveshje kulisash për t’i mbyllur ato në dëm të demokracisë dhe cilësisë së përfaqësimit!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?