Xhixho tregon sesi do ta organizojë LSI aksionin opozitar: Duhet një PD e fortë
Nënkryetarja e LSI-së dhe deputete e kësaj force politike në Kuvend, Erisa Xhixho, thotë se nuk kanë ndihmë nga PD-ja për të marrë “borxh” deputetë, në mënyrë që të krijojnë grup parlamentar.
”LSI nuk e kërkoi. Ne nuk e kërkuam te PD-ja. Nuk krijon asnjë sens pozitiv apo na pengon, është më shumë një çështje organizative brenda parlamentit. Ne kemi të drejtë të jemi në komisione, të bëjmë diskutime, replika, apo nisma. Nuk përbën fare problem grupi parlamentar”.
Por si do ta organizojë LSI-ja aksionin opozitar? Në një intervistë për ”Abc news”, nënkryetarja e LSI-së e pranon se për aksionin kundër qeverisë duhet një PD e fortë.
”Padyshim që çdo lloj vendimi apo qasje që do të kemi do të jemi mendoj si PD, ka identitetin e saj edhe LSI ka identitetin e saj në qasjen ndaj problemeve të ndryshme. Interesi i parë është interesi publik. Çdo vendimmarrje që është për të favorizuar grupe të caktuara, vota e LSI-së do të jetë kundër edhe në vendosjen tonë në parlament ne jemi në krahun e opozitës”.