Ylli Dylgjeri: Ballukët e hanë nga Rrëshqitjet…
Gazetari Ylli Dylgjeri ka reaguar për vendimin e gjykatës së arbitrazhit që ndëshkoi Shqipërinë me 44 milionë euro për rrugën Tiranë-Elbasan.
Në një reagim në Facebook, Dylgjeri shprehet: “Ballukët e hanë nga Rrëshqitjet…Gjyshi, Beqiri, e hëngri deri në vdekje nga Enveri për “Tezat e Rrëshqitjes” kur ishte Ministër i Mbrojtjes në Diktaturë. Por e keqja nuk mbaron këtu për Ballukët. Është mbesa Balluku sot, Ministre, që po e “ha” në Demokraci nga Rama për milionat e humbura për rrëshqitjen e rrugës Tiranë -Elbasan.Arbitrazhi i dha rreth 45 milion Aktorit. Dhe thonë pastaj që nuk ngjajnë Udhëheqësit e Majtë!”.
KOHA JONË SONDAZH

