Ylli Manjani: Avokati i Popullit që pas 25 vitesh u bë avokaturë e modës

Nga Ylli Manjani

Avokati i Popullit që pas 25 vitesh u bë avokaturë e modës.

Më dolën para syve disa video nga festimi glamoroz i 25 vjetorit të Avokaturës së Popullit.
Ua ua ua ua ua ua…
Ishte fiks si event mode, ku të ftuarit, gra e burra, sfilonin me veshje të stiluar dhe, bënin foto me Avokaten e këtij populli në një stendë që ngjante si event mode.
Ejjjj. Po flasim për Avokatin Popullit, të hallexhinjve dmth dhe jo për avokatin e industrialistëve. Fjala vjen në vend të ishte e pranishme nana Lizë që e nxorrën nga shtëpia me dhunë ekstreme, ishin politikanë e influencera të veshur, mbathur e parfumosur shik.
Nuk e di,dmth po ai event ishte fyerje e rëndë e misionit të Avokaturës së Popullit. Ishte fyerje për për Lizën e të gjithë ata që kanë një hall për të cilin Avokatin e Popullit duhet ta kenë në krah dhe jo në pasarelë mode.
Po e le me kaq këtë përshkrim, se nuk e di se kur e si mund ta mbyll.
Unë nuk jam populist dhe nuk ka ç’a më duhet fare populizmi, por turp i madh ishte ai event.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?