Ylli Manjani: Ja cili ishte krye mesazhi që emetoi Rilindja këtë javë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nëpërmjet një postimi në Facebook nuk i ka kursyer sulmet ndaj qeverisë Rama. Ai ka ironizuar dosjen e SPAK për përgjimet e komisionerëve dhe shton se kjo çështje u bë bajate kur u zbulua gjendja ekonomike e të akuzuarve.

Postimi i plotë:

Krye mesazhi që emetoi Rilindja këtë javë që lamë ishte:

Swiss Digital Desktop Reklama

“…Komisionerët që arrestoi SPAK ishin në shumicë të PD dhe LSI. Kjo tregon qartë se kush flet për vjedhje e kush i vodhi zgjedhjet e 2017…”

Swiss Digital Mobile Reklama

E bënë lajm me detyrim nëpër media këtë mesazh, tjetër punë se u sfumua shpejt kur doli se po arrestonin të vdekurit. U bë edhe më bajate kur media zbuloi se ç’fakirë ishin ata të gjallë që i akuzon Rilindja nëpërmjet SPAK…

Por mesazhi që Edi Rama dha ishte se PD dhe LSI urdhëruan komisionerët e tyre që të vidhnin vota për llogari të PS.

Super llogjikë, apo jo!
Top fare!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?