Ylli Manjani komenton deklaratën e Ramës për rritjen e energjisë: Ja kjo ishte loja, tani presim të…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar deklaratën e kryeministrit Rama i cili tha se çmimi i energjisë nuk do kthehet më siç ishte edhe pasi kriza të ketë ikur.

Pra çmimi i energjisë, i rritur nga kjo “kriza globale”, nuk do uleshka kur kriza të ketë ikur. Dmth rritja e çmimit nuk paska lidhje me “krizën”, por qenka vetë kriza. Ja pra që “kriza globale” ishte loja!!! Siç e parashikuam. Duhet lënë 3 ditë se i përgenjeshtron vetë ato që ka thënë. Tani presim të na zbulojë përse kaskada e Drinit u tha si dhe, si thahen financat e OSHEE dhe KESH veçanërisht në vitet zgjedhore… Po pas disa ditësh do t’i thotë edhe këto, ashtu si padashje,- shkruan Manjani në postimin e tij në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?