Ylli Manjani: Mos provokoni protestën me njerëz të paguar nga droga
Ish-ministri Ylli Manjani ka akuzuar segmente të qeverisë se po provokojnë protestuesi. Në një reagim në Facebook, ai u bënë thirrje përfaqësuesve të Minsitrisë së Brendshme të heqin dorë nga skemat dhe incidentet.
Postimi i Ylli Manjanit:
“Me “hinka” policore dhe provokatorë incidentesh nuk ndalet protesta!
Nëse provokatorët që ka futur Fatmir Xhafa, në disa autobusë, do arrijnë të jenë të suksesshëm, atëhere përgjegjësia do bjerë direkt mbi të!
Ai nuk di mjete të tjera, këto ka mësuar nga partia e tij, por nuk e ndalon dot protestën!
Ende shpresoj se policët e kuptojnë këtë poshtërsi që u është prezantuar sot në mëngjes!
Ndërkohë provokatorët e paguar nga droga, bëjnë mirë të shohin punën e tyre…
Aty do jem në protestë! Të shohim!”.
LAJME TE TJERA PER PROTESTE E OPOZITËS
Protestuesit me tepsinë e Ramës
Qindra forca policore rrethojnë Kryeministrinë
Nisen qytetarët me autobusë nga rrethet drejt Tiranës
Protestuesit në makina mbajnë targën e famshme 003 të Audit të Tahirit…
Të dhënat e para për pjesëmarrjen në protestë
Policia regjistron targat e mjeteve që transportojnë protestuesit
FOTOLAJM/Simpatizantët e LSI drejt Tiranës