Ylli Manjani: Negociatat do hapen, por qeveria vetpallohet…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se beson se negociatat do të çelen zyrtarisht në qershor.

Sipas tij, kjo jo për shkak të “budallëk-lobimin që po e shet qeveria”, siç thekson ai, por për shkak se është një vendim formal që na mban të lidhur me BE-në.

Ja çfarë shkruan Ylli Manjani në Facebook:

E kam bindje që Këshilli i Ministrave të BE-në qershor, do vendosë të çelen negociatat! Jam në fakt i vetmi që e kam këtë bindje…

Nuk ka lidhje fare me sa vetëpallohet qeveria apo politika jonë për këtë çështje!

Aq më pak ka lidhje me këtë budallëk-lobbim që po e shet qeveria!

As me vettingun! As me “shpëtimtarët” Lu &Lei!

Çelja e negociatave është një vendim formal që na mban të lidhur me BE. Kjo është edhe në interes të saj.

Negociata janë! Asgjë më shumë sesa një lugë bosh në duart e Shqipërisë…

Ndërkohë askush nuk e ka haberin se çfarë na pret në ato negociata…

Askush nuk flet se sa të vështira janë! Çfarë kosto sociale do duhet të paguajmë!!!

SHKARKO APP