Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ylli Manjani për incerenatorët: Rama nuk pranonte votimin në mbledhje qeverie. Asnjëherë nuk do të gjeni procesverbal të një qëndrimi

Politikë E premte, 5 Mars 2021 15:36
Ylli Manjani për incerenatorët: Rama nuk pranonte votimin në mbledhje qeverie. Asnjëherë nuk do të gjeni procesverbal të një qëndrimi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ylli Manjani –

Një sqarim:

Nuk kam dashur, ende nuk dua që të përfshihem në këtë fushatë zgjedhore. Aq më pak në praktinën e denoncimeve penale palët i bëjnë njëra-tjetrës. Jo në fushata elektorale, por në asnjë rast nuk jam përkrahës i kallëzimeve penale që bëjnë partitë dhe politikanët. Por temë tjetër kjo.

Dje gjatë gjithë ditës miq të mi, të njohur e të pa njohur më kërkonin informacion mbi qëndrimet e Ministrisë së Drejtësisë në raport me inceneratorin e Tiranës, qëndrime të cilat u parashtruan publikisht dhe në Opinion nga zonja Monika Kryemadhi.

Siç përmenda, kisha vendosur të mos përfshihesha në këtë debat me natyrë elektorale, por meqë jam cituar përgjatë debatit në studion e Fevzos ku lindën disa paqartësi, si dhe në respekt të atyre që kërkojnë që të sqaroj pozicionin tim, po e sqaroj këtu si vijon:

1. Ministri i Drejtësisë është zyrtar kyç, i mandatuar nga ligji për të kontribuar në procesin ligjhartues e vendimmarrës të qeverisë. Shkresat që janë ekspozuar në këtë rast janë rutinë për kohën që unë e kam kryer atë detyrë. Pra të tilla reagime mund të gjenden plot. Duhet të them se në kryerjen e kësaj detyre kam patur edhe mbështetjen zyrtare të Kryeministrit, përveç mandatit politik që kisha nga kryetari i LSI.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Të dy veç e veç më kërkuan të ushtroj kontroll të rreptë mbi proçesin vendimmarrës në qeveri. Tjetër gjë se si kjo porosi u harrua disi rrugës nga ata, por e kam kryer me shumë rigorizitet këtë detyrë ligjore deri në fund.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

2. Ato shkresa, pra reagimet zyrtare të Ministrit të Drejtësisë, në thelbin e tyre i sugjerojnë Ministrit të Mjedisit “HAP GARËN”. Bindja ime ka qenë dhe mbetet se çdo shërbim publik duhet të blihet me garë. Koncensionet me ofertë të pakërkuar mbajnë erë të rëndë. Pra le të themi dakord në parim me idenë, por përse pa garë?!.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

Këtë bindje e kam shprehur zyrtarisht gjithmonë, në çdo okazion zyrtar pavarsisht se kush ishte ministri apo zyrtari tjetër. Në këtë rast, fakti që ia kemi thënë edhe një ministri të LSI tregon qëndrimin tim parimor mbi çështjen.

3. Duhet të them se LSI në atë kohë adaptoi edhe një qëndrim publik disi kundër koncensioneve. Madje bashkë me një koleg tjetër përgatitëm dhe një projekt ligj për të ndërhyrë në ligjin e koncensioneve, por kjo nismë u harrua. Pra në kuptimin politik, qëndrimi im ishte krejt në përputhje edhe me qëndrimin e adaptuar të LSI për këtë temë.

4. Sa i takon mbledhjes së qeverisë, nuk kam në memorien time personale ndonjë gjë specifike në lidhje me çështjen, por mund tu them me bindje, siç kam denoncuar edhe më parë, se në asnjë proçesverbal të qeverisë nuk do gjeni kush ishte pro e kush kundër një projektvendimi. Arsyeja është se Kryeministri NUK PRANON VOTIMIN në mbledhje.

Më duhet të them, se mua nuk ma ka ndërprerë fjalën asnjëherë, por votimin nuk e ka lejuar. Kjo është arsyeja që nuk e gjeni dot votën e asnjë ministri.

5. Pavarësisht qëndrimeve të ministrave, qeveria ligjërisht është institucion politik dhe solidarisht përgjegjës në çdo kuptim. Këtë parim e kam shkruar vetë me dorën time në ligjin e Këshillit të Ministrave dhe i qëndroj edhe sot e kësaj dite. Pra, ministrat nuk mund të thonë që “unë s’isha dakord” dhe për pasojë nuk jemi përgjegjës.Absolutisht jo! Mund të jesh kundër, ppr sdo të thotë se nuk je përgjegjës dhe anasjelltas.

Ndaj gjithmonë kam ftuar partitë pjestare të një koalicioni të marrin përgjegjësitë politike dhe jo të anatemojnë apo miklojnë çështje e persona.

Këta të fundit janë të shkarkueshëm, por nuk mund të jenë përgjegjës për vendimet kolektive, janë apo jo dakord me to.

6. Për çështjen e inceneratorëve, përgjegjësia duhet kërkuar kohë më parë sesa ky rast. Duhet parë mirë momenti kur u vendos incenerimi/djegia e strategjisë që u bë me BE, sipas të cilës Shqipëria do nxiste RICIKLIMIN dhe JO INCENERIMIN. Këtu filloi problemi dhe rruga e gabuar.

Edhe njëherë, nuk dua për asnjë shkak e asnjë rrethanë që ky sqarim të merret si mbështetje apo goditje ndaj njërës apo tjetrës palë.

Sa më sipër është e vërteta e pastër që kam përjetuar unë.

Etiketat e lidhura

ylli manjani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 6 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 7 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 7 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 7 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 15 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 10 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 17 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.