Ylli Manjani: Rama-forma në drejtësi

Ramaforma në drejtësi.
——-
Fatmir Xhafaj ishte korrekt në parashtresën publike që dha mbi ngjarjet e Reformës në drejtësi. Ashtu është: kemi pasur ndarje parimore që në fillim, ashtu siç LSI votoi me korrektësi çdo ligj!
Ne ishim për ndërhyrje minimaliste, por parimore në Kushtetutë. Kushtetuta nuk është rregullore punësimesh, siç për fat të keq e katandisi ideja e mbrojtur prej Xhafës.
Sot kemi në fuqi një Kushtetutë pa kokë, pa trup e pa gjymtyrë. Shpirt e frymë , as që bëhet fjalë të ketë. Është e gjitha një improvizim fatal për funksionimin e shtetit. Që pa filluar zbatimi krijoi kolaps me paqartësitë dhe me detajimin e çdo gjëje.
E sigurtë është që në rruzull nuk gjendet një kushtetutë e tillë si kjo e jona! Kemi ecur praktikisht “në rrugë të pa shkelura”, sipas porosisë së shokut Enver.
Kam qenë e mbetem i bindur se nëse ndryshimet në Kushtetutë do ishin të natyrë parimore, siç i ka hije çdo Kushtetute normale, reforma në drejtësi sot do kishte filluar të jepte efektet e para.
Vettingu do ishte në kulmin e vet dhe SPAK do kishte filluar arrestimet e para VIP.
Miratimi i ndryshimeve kushtetuese sic i propozuan ne, do kishte qenë më i kollajtë për tu miratuar. Ndërkohë ligjet e tjera do ishin bërë më me shumë profesionalizëm dhe njëkohësisht do ishin miratuar më shpejt.
Do kishim bërë një reformë shumë më efektive se kjo që është miratuar. Ne synonim të përmirësonim dhënien e drejtësisë në sallën e gjyqit dhe jo thjesht cic-micin kush emëron e shkarkon Gjyqtarët, për të kontrolluar drejtësinë.
Kam qenë dhe mbetem i bindur se reforma e prokurorisë nuk është decentralizimi, por forcimi i prokurorit hetues.
Kam qenë dhe mbetem i bindur se goditja e korrupsionit bëhet vetëm me proces të rregullt dhe jo me drejtësinë popullore, sipas të cilës çdo mbajtës i offiqit është i korruptuar!
Ashtu siç kam qene e mbetem i bindur se trajtimi financiar më i mirë i gjykatësve do ishte një mjet efektiv anti korrupsion.
Kam qenë dhe mbetem i bindur se ligjet procedurale në Shqipëri duhen ri-shkruar, thjeshtë dhe qartë. Këto ligje duhet të jenë tē kuptueshme për çdo jo jurist.
Kam qenë dhe mbetem i bindur në këto ide dhe të tjera krejtësisht mbi baza profesionale, por që Ramaforma nuk i dëgjoi.
Çdo gjë u komplikua për shkak se Rama donte kontroll mbi gjyqësorin dhe shkatërrimin e Partisë Demokratike! Deputetë të kësaj të fundit kishin premtuar votën për reformën e kapur nga Rama, pra për Ramaformën.
E vërteta është se Rama donte këtë. Ai donte ta përdorte Reformën në Drejtêsi për fushatë elektorale.
Siç në fakt e përdori!
Tani uroj me zemër: ja paftë hajrin!

SHKARKO APP