Ylli Rakipi nxjerr fakte të reja për Lagunën e krimit të Politikës

 
 
 
 

Për herë të parë vjen rrëfimi i anëtarëve të familjes Cali të cilët mbrëmjen e 4 shtatorit 2015 u përfshinë në përplasjen e armatosur me pjesëtarë të familjes Prenga. Dy familjet janë në konflikt për Lagunën e Patokut

Në “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, mbrëmjen e 17 shtatorit, dy adoleshentët e familjes Cali por dhe Gjok Cali sjellin të vërtetën e tyre për ngjarjen që përfundoi me 7 të plagosur dhe 6 të arrestuar mes tyre deputetin socialist Armando Prenga. Dokumentari me titull “Parlamenti; Me gjuhën e plumbave”  u transmetua në Ora News.

Gjithashtu vijnë dhe pamje nga vendi i ngjarjes. Gjurmët e plumbave janë ende të dukshme si dhe publikohen për herë të parë dhe pamje nga momenti kur Nikoll Cali si dhe 66-vjeçari Tom Cali, 2 prej 7 të plagosurve ishin të shtruar në qendrën Universitare të Traumës për të marrë mjekim.

Swiss Digital Desktop Reklama
adoleshentet

Swiss Digital Mobile Reklama

Dorjan Cali (majtas) Julian Cali (djathtas)

Deputeti ndalon 2 adoleshentet

Dy adoleshentët e familjes Cali u ndeshën me deputetin Armando Prenga dhe shoqëruesit së tij vetëm pak minuta pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, Danimarkë-Shqipëri,  4 shtator 2015

Dorjan Cali:Ishim 4-5 vetë, dhe del deputeti e thotë: Ça doni këtej? I thamë që dolëm për qejf. Ai tha është zonë private. I thamë ku është e shkruajtur këtu “zonë private”. Ai më tha: Duhet me ta shkrujt ty? në mënyrë të dhunshme. I thashë: Të preka gjë në punën tënde? M’u afrua por unë i thash mos më prek me dorë. Tha: Ju kam duruar boll, s’ju duroj më, dhe na kapi prej krahu dhe na tha që këtej mos kalonim më. Vazhduam rrugën e pastaj filloi të shante nga nëna e motra. Unë mora babain në telefon dhe i tregova ngjarjen”.

Gjok Cali: “Mbasi më mori djali në telefon rreth orës 11:30, marr makinën dhe nisem për te djali në Patok. Tek ky vendi këtu takohem me makinën e deputetit. Ja bëra me drita dhe ndaluam këtu, zbrita dhe po e prisja në këmbë. Ai nuk doli nga makina mbushi pistoletën dhe doli me pistoletë të mbushur në dorë. Për pak sekonda dolën 3 veta që ishin me të, pastaj sa dolën ata në drejtim meje që mos t’i afrohesha deputetit. Ai me pistoletë në dorë erdhi më goditi këtu në kokë, që e kam dhe të çarë, pastaj shtyj njëri e shtyj tjetri. Po kërkonte vend ku me më gjuajt me pistoletë, për të më vrarë. Në një boshllëk që e gjeti aty tamam hapur, shtiu por unë u shmanga dhe shpëtova. Pastaj hyra në makinën time, u nisa për Patok dhe u ktheva për të shkuar në shtëpi”

Julian Cali: “Sapo u kthyem me Dorjanin në lokal, atë e kërkoi babai vet dhe iku në shtëpi ndërsa unë qëndrova vetëm”.

Gjok Cali edhe pse u nis drejt lokalit në Patok, devijoi në një rrugë dytësore, ai u kthye në shtëpi për shkak të plagës që mori në kokë. Deputeti Prenga edhe pse ishte nisur për në Laç devijoi rrugën dhe u kthye për në Patok në kërkim të Gjok Calit

njeriu q goditen

Gjok Cali qe tregon plagen ne koke nga arma e deputetit Prenga

Deputeti ishte i armatosur
Julian Cali: “Erdhi deputeti Armando Prenga i shoqëruar me dy makina dhe disa persona të armatosur. Ai erdhi këtu, i ra derës me shkelm dhe kërkoi Gjok Calin, dola unë e i thashë nuk është këtu. Ai më pyeti kush je ti? Unë i thash jam nipi i tij, dhe ai ishte i armatosur me pistoletë në dorë. Doli jashtë e kërkoi Gjokën andej (tregon me gisht jashtë lokalit) dhe nuk e gjeti dhe më pas iku. Unë i telefonova 129-ës dhe më thanë që po vijnë”.

Vetë deputeti mohon që e ka dëmtuar lokalin me pistoletë në dorë. Por sipas familjarëve Cali gjithçka është regjistruar nga kamera e sigurisë pamjet e së cilës administrohen nga prokuroria.

Gjok Cali: “Morëm në telefon vëllanë, i tregova ngjarjen dhe i thashtë të vinte. Gjatë kohës që po vinte vëllai im, unë i shkruajta mesazh Sajmir Tahirit dhe i tregova incidentin. Prita, prita po nuk më ktheu mesazh. Pas 1 ore e ca më ka kthyer një mesazh që i kam marrë të gjitha masat : E gjithë policia është e angazhuar në këtë punë”.

Pavarësisht mosbesimit ndaj policisë së Laçit familja Cali u nis drejt komisariatit për të bërë kallëzimin dhe ashtu siç u parashikua po ashtu u ndodhi.

Gjok Cali: “Shkuam të bënim denoncimin, kërciti automatiku e pistoleta. Bërtiti ai polici: shtrihu, shtrihu përtokë , ti më tha futu këtu poshtë. Unë i thash: do të vij pas teje dhe shkova pas policit. Hyri brenda vëllai i deputetit Eduard Prenga me pistoletë. I them policit që kisha afër: Hiqe atë pistoletë se do na vrasë brenda, a je a s’je polic, hiqe atë pistoletë. Hyri ai brenda, dhe për fatin tim, nuk pa gjë, u kthye e doli jashtë

plumba ne tabele

Vrimat e plumbave te dala nga pistoleta e deputetit Prenga gjate konfliktit ne Patok

Reagimi i avokatit

Qazim Gjonaj, avokat i A.Prengës: “Deklarimet e Gjok Calit por dhe njerëzve të tij duhen marrë me rezerva, sepse ato janë në një konflikt të hapur dhe duke qenë në konflikt ata do të mundohen me çdo mënyrë që t’i kundërvihen Armando Prengës”.

Pavarësisht pretendimeve të palëve, prokuroria thotë se ngjarja ka ndodhur jashtë dyerve të komisiariatit. Pikërisht në vendin ku qëndrojnë makina e policisë dhe mjetet e bllokuara. Nga hapësira që monitorohet vetëm nga një kamerë ka ndodhur dhe përplasja fizike dhe me armë mes pjesëtarëve të familjes Cali dhe Prenga.

Pamjet e Nikoll Calit ne spital
“Të Paekspozuarit” sjell për herë të parë pamje nga moment kur Nikoll Cali si dhe 66-vjeçari Tom Cali, 2 prej 7 të plagosurve ndodhen në qendrën Universitare të Traumës për të marrë mjekim. Pamjet janë marrë me celular.

Prokuroria dyshon se dy vëllezërit Cali janë plagosur me armë zjarri nga deputeti Prenga.

Tre orë pas kësaj ngjarjeje ai u shoqërua nga policia. Të njëjtin fat pësuan edhe dy shokët e tij si dhe tre pjesëtarë të familjes Cali. Deputeti ka mohuar përfshirjen në konfliktin e armatosur pranë komisariatit duke pranuar vetëm incidentin e ndodhur në rrugën Patok-Laç me shtetasin Gjok Cali.

Ndërkohë 2 ditë pas arrestimit, me kërkesë të prokurorisë dhe me miratimin e kuvendit, Gjykata e Lartë caktoi masën e sigurisë Arrest me Burg për deptutetin Armando Prenga. Ndërkohë që më 7 shtatori Kuvendi hapi sesionin e ri parlamentar me votimin për autorizimin e arrestimit në flagrancë të deputetit Prenga.

nipat cali

Nikoll Cali (majtas) Tom Cali (djathtas)

Patrullat e policise jane shtuar rreth Lagunes 

Laguna e Patokut krahas shfrytëzimit nga kompanitë e liçensuara shërben edhe si burim jetese për peshkatarët e zonës. Ata peshkojnë me mjete artizanale. Të tjerët kanë hedhur kallamat pranë urës që ndan pronat mes familjes Cali dhe Prenga. Peshkatarët ndihen të indinjuar nga ngjarja e fundit. Patrullat e policisë duket se i kanë tensionuar banorët e zonës. Ato janë shpeshtuar pas datës 4 shtator kur konflikti i paralajmëruar mes familjes Cali dhe Prenga shpërtheu

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?