Ylli Rakipi: Rama kryeredaktor i mediave, terror të jashtëzakonshëm tek qytetarët

Gazetari Ylli Rakipi, në një lidhje në Skype me studion e RTV Ora, komentoi paketën antishpifje të iniciuar nga kryeministri Edi Rama, e cila pritet të miratohet në seancën e fundit parlamentare, 19 dhjetor.

Rakipi tha se kryeministri ka shpallur veten kryeredaktor të mediave duke theksuar se po ushtron terror të jashtëzakonshëm ndaj qytetarëve.

“Kryeministri Edi Rama ka kohë që e ka shpallur veten kryeredaktor të medias. E ka bërë në mënyrë intensive. Nuk kemi parë një njeri që ka ngritur median e vet dhe me propagandë bën fake news dhe këtë e bën Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ja kemi prekur fjalën Edi Ramës pse me fjalën e tij shqiptarët kanë kuptuar se nuk kanë njeri normal përballë. Ecejaket e tij në vendet e dëmtuara nga tërmeti fjalët, idiotësitë e tij të përhershme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithë shqiptarët janë në terror të jashtëzakonshëm të Edi Ramës. Edhe nëse nuk është televizioni i tij përdor oligarkët e mediave.

Vetëm nuk ka pjerdhur në televizionet shqiptare. Rama ka marrë të gjitha pushtetet”, u shpreh Ylli Rapiki.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?