Yuri Kim: Kemi një marrëveshje. Çdo palë bëri lëshime, por më shumë bëri PS

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim deklaroi mbrëmjen e sotme është arritur një marrëveshje mes palëve për reformën zgjedhore.
“Çdo palë duhet të japë në mënyrë që Shqipëria të fitojë. Çdo palë dha dhe çdo palë fitoi. Populli shqiptar mund të fitojë akoma më shumë”,– tha Yuri Kim, në një deklaratë për mediat.

Deklarata e ambasadores amerikane u bë pas takimit të zhvilluar gjatë gjithë ditës së sotme mes negociatorëve të PD, LSI dhe PS për reformën zgjedhore.

“E përgëzoj  partinë në pushtet për atë që kanë bërë. Ne kemi atë që mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë. Është një marrëveshje që do ta vendosë Shqipërinë drejt anëtarësimit. Përmban hapa domethënëse që nuk janë rekomanduar nga ODHIR por. Ka ardhur koha për PD, mikun tim Luli Basha që të balancojnë të gjithë faktorët e të thonë po për popullin shqiptar e Shqipërinë në Europë. Topi është në fushën e tij e ardhmja është në dorën e tij”, tha Kim.

https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/579715682981140/

SHKARKO APP