Yuri Kim: Është bërë progres për reformën. Do takohemi sërish me Këshillin Politik

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim deklaroi në përfundim të negociatave me partitë politikë se është bërë progres për reformën zgjedhore dhe se bisedimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme.

“Ka qenë një ditë e gjatë dhe e vështirë, por është bërë përparim. Ka qenë e vështirë për të gjitha palët që janë përfshirë. Të gjithëve iu është kërkuar që të japin që Shqipëria të fitojë. Shqipëria është në një fazë kritike të historisë së saj. 25 maji është një datë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë në Europë. BE ka vendosur kushte për negociatat. Mes tyre është edhe Reforma Zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e ODIHR-it. Qëllimi ynë sot dhe nesër është që Shqipëria të përmbushë të gjitha rekomandimet e ODIHR, që të përparojë në integrimin e saj europian. Amerika mbështet Shqipërinë dhe popullin shqiptar në integrimin në BE”,- tha Yuri Kim.

Ambasadorja tha se nëse nuk ka kompromis për çështje të caktuara me reformën, atëherë palët duhet të tërhiqen nga disa kërkesa. Ajo tha se kufijtë për kërkesat mbi reformën janë vendosur nga OSBE/ODIHR.

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca tha se sot ka qenë një ditë e mirë pune dhe është bërë progres, i cili nuk duhet çuar dëm, pasi kjo që po bëhet është për të mirën e shqiptarëve dhe Shqipërisë.

“Të vazhdojë qasja konstruktive edhe nesër. Kemi pasur një ditë shumë të mirë pune. Ne kemi bashkërenduar punën e anëtarëve të këshillit Politik. Për BE është e rëndësishme që të përmbushen kushtet dhe të nisin anëtarësimin sa më shpejt. Dua të falënderoj palët që mbajnë qasje konstuktive që treguan sot e uroj që dhe nesër të vazhdojnë me këtë qasje konstruktive”,- tha Soreca.

Në të njëjtën linjë ishte edhe ambasadori britanik, Doncan Norman i cili tha se miratimi i kësaj reforme është një hap para për anëtarësimin në BE. “Sot është bërë një përparim i mirë. Por mbetet më shumë punë për t’u bërë, është thelbësore që këtë punë ta mbarojmë nesër, jo vetëm që shqiptarët të vazhdojë punën drejt anëtarësimit BE-së, por që votuesit shqiptarë të ketë votime më të mira zgjedhjet e ardhshme”.

VIDEO/Deklarata e ambasadores së SHBA, ambasadorit të BE dhe Britanisë së Madhe

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/246985029902770/

SHKARKO APP