Yuri Kim ndan mesazhin e diplomatit të parë amerikan: Të mos harrojmë kurrë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka ndarë një mesazh të ambasadorit të parë amerikan në Shqipëri në vitet 1991-1994, William Edwin Ryerson. Diplomati kujton 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve një moment prekës, kur një polici shqiptar i rridhnin lotët, teksa dëgjonte fjalët e Sekretarit Baker se: “Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne”, gjatë vizitës në Shqipëri.

“Ndërsa po i afrohemi fundit të vitit 2021, i cili shënon 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, doja të ndaja këtë mesazh të Ambasadorit Ryerson, sidomos duke filluar nga minuta 2:09:

“Një nga momentet më treguese ndodhi gjatë vizitës së Baker. Ndërsa Sekretari po fliste, unë po qëndroja pranë makinave të autokolonës, pranë një polici shtatlartë e të ngrysur. Ndërsa Baker tha “Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne”, pashë një lot të rridhte në faqen e atij polici”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky moment tregues i rrëfyer nga Ambasadori Ryerson është po aq i fuqishëm, i rëndësishëm dhe i vërtetë sot sa ishte 30 vjet më parë. Le të mos harrojmë. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gjithnjë e mbajnë njëra-tjetrën afër”, shkruan ambasadorja Kim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?