FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Yuri Kim: SHBA, 1.2 milionë dollarë ndihmë shëndetësore Shqipërisë

SHBA po ndihmon Shqipërinë me 1.2 milion dollarë ndihmë shëndetësore në përgatitjen e sistemeve laboratorike, aktivizimin e mbikëqyrjes së gjurmimit të rasteve, mbështetjen e ekspertëve teknikë për reagim dhe gatishmëri, forcimin e komunikimit të rrezikut, por edhe më shumë.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar sot listën e vendeve që SHBA po ndihmon në këtë periudhë pandemie të Covid-19.

Përmes një postimi në Tëitter ambasadorja amerikane Yuri Kim ka publikuar raportin e plotë të Departamentit Amerikan të Shtetit ku konkretisht për Shqipërinë thuhet:

Swiss Digital Desktop Reklama

“1,2 milion dollarë ndihmë shëndetësore po ndihmojnë në përgatitjen e sistemeve laboratorike, aktivizimin e mbikëqyrjes së gjurmimit të rasteve, mbështetjen e ekspertëve teknikë për reagim dhe gatishmëri, forcimin e komunikimit të rrezikut, dhe më shumë. Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar më shumë se 693 milion dollarë në ndihmë totale për Shqipërinë, duke përfshirë më shumë se 51.8 milion dollarë ndihmë shëndetësore”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?